Fëmija e trashëgon inteligjencën nga nëna apo babai?

Life style

Fëmija e trashëgon inteligjencën nga nëna apo babai?

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 18:29
Foto Ilustrim

E dimë që po prekim një temë të nxehtë por na duhet të ndajmë ca gjëra njëherë e mirë.

Nga cili prind e trashëgon inteligjencën fëmija? Kjo është një temë që ka ngjallur debat për shumë familje, ndaj dhe shkenca tashmë e ka një përgjigje përfundimtare.

Na vjen keq për të gjithë baballarët, por sipas shkencës, fëmijët e trashëgojnë inteligjencën e tyre nga nënat.

Hulumtuesit intervistuan fëmijët çdo vit nga mosha 14-22 vjeçare, duke marrë parasysh faktorë të ndryshëm si arsimi dhe gjendja sociale-ekonomike.

Ata zbuluan se përcjellëset më të mira të inteligjencës ishin nënat e tyre.

Por jo të gjithë shkencëtarët bien dakord për këtë parim bazë të kromozomit X.

Sipas Mirror studiuesit e tjerë kanë theksuar se gjenetika nuk është faktori i vetëm në përcaktimin e inteligjencës së fëmijës.

Sipas Psikologjisë, 40-60% e inteligjencës është e trashëgueshme – pjesa tjetër vjen nga mjedisi ynë.

Pra, nënat dhe baballarët mund të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin emocional dhe intelektual të fëmijëve të tyre duke ndërtuar besim, duke luajtur dhe duke u mësuar atyre aftësi të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat