Si të kujdeseni për fytyrën tuaj nëse është e yndyrshme?

Life style

Si të kujdeseni për fytyrën tuaj nëse është e yndyrshme?

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 19:58
Ilustrim

Lëkura e yndyrshme është më pak e prirur ndaj rrudhave dhe shenjave të tjera të plakjes, pasi vaji në lëkurë hidraton dhe mbron, shtresën e jashtme të lëkurës. Megjithatë ajo shfaq një shkëlqim të tepërt dhe të jep një ndjesi bezdisjeje sidomos pasi bëni make-up.
Më poshtë ju paraqesim disa këshilla që do ju vijnë në ndihmë:

1-Përdorni larësit e fytyrës

Një nga mënyrat më të mira për të mbajtur nën kontroll nivelin e yndyrës është larja e rregullt çdo mëngjes dhe mbrëmje. Papastërtitë e grumbulluara dhe yndyra e tepërt bllokon poret dhe shkakton aknet. Larësit më të sugjeruar janë ata me bazë xheli ose shkume.

2-Scrub-i është i mirë për këtë lloj lëkure
Eshtë e rëndësishme të eksfolioni lëkurën të paktën dy herë në javë. Ajo largon qelizat e vdekura të cilat nëse nuk pastrohen yndyra i nxjerr në sipërfaqe në formën pikave të zeza apo akneve.

3-Përdorni tonik çdo ditë
Toniku ju pastron fytyrën nga make-up por jo vetëm. Ajo eleminon yndyrën e tepërt.

4-Hidratoni lëkurën
Hidratuesi mban vajin e lëkurës në sasinë e duhur. Nëse ju nuk e përdorni lëkura do të prodhojë më tepër yndyrë për ta kompesuar atë.

5- Stili i jetesës
Ushqimi i pashëndetshëm dhe me sheqer ka ndikim të fortë në lëkurë. Pini sa më shumë ujë dhe kujdesuni për dietën tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat