Gjashtë ide që mund të provoni para se të shkoni në punë

Life style

Gjashtë ide që mund të provoni para se të shkoni në punë

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 07:16
Foto ilustrim

Pothuajse të gjithë ne përballemi çdo ditë me një numër të konsiderueshëm sfidash personale të lidhura me punën. Detyrat e pafundme për të qenë të suksesshëm në të gjitha fushat e jetës sonë mund dobësojnë forcën dhe optimizmin tonë.

Por, për fat të mirë për ne, ka disa gjëra të thjeshta që mund të bëjmë çdo ditë për të përmirësuar efikasitetin tonë, punën tonë mendore e fizike dhe nga ana tjetër cilësinë tonë të jetës.

Këtu janë gjashtë ide që mund të provoni para se të shkoni në punë çdo mëngjes.

Lexoni një libër – Një nga mënyrat më të mira për të sitmuluar tururin është të lexuarit, pasurimi i trurit tuaj me informacione është thelbësor për shëndetin mendor dhe psikik.

Bëni ushtrime fizike – Ushtrimet fizike në fakt tjetërsojnë kiminë e trurit. Truri sinjalizon lirimin e disa neurotransmetuesve të rëndësishme, shumë prej të cilave luajnë një rol jetik në mbajtjen e trurit tonë të mprehtë në çdo moshë.

Meditimi – Njerëzit të cilët meditojnë mund të mbajnë mend më shumë informacion dhe ta përthithin atë më shpejt. Hulumtimet gjithnjë tregojnë se meditimi mund të ndihmojë në përmirësimin e vëmendjes, përqendrimit, në uljen e ankthit dhe depresionit dhe për të përmirësuar përbërjen tonë të përgjithshme psikologjike.

Të dëgjuarit muzikë klasike – Një studim i famshëm i referohet të ashtuquajturit “efekti Mozart” ku të dëgjuarit muzikë klasike mund të rrisë aftësinë e një personi për të menduar në mënyrë afatgjatë dhe abstrakte.

Lojërat e shpejta logjike – Përpiquni që vazhdimisht t’i mësoni vetes diçka të re, lojra të ndryshme si Sudoku apo lojra të tjera që zhvillojnë memorjen. Këto të fundit promovojnë shëndetin e trurit dhe krijojnë lidhje të reja nervore dhe gjithashtu ndihmojnë në ndërtimin e rezervave kognitive.

Flini mjaftueshëm – Gjumi është provuar në studime të panumërta që ndihmon në aftësinë tonë të të kujtuarit. Kjo ndikon drejtpërdrejt në aftësinë tonë për të kontrolluar sjelljen dhe të mësuarin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat