Mos ndaloni kurrë së qeni një njeri i mirë

Life style

Mos ndaloni kurrë së qeni një njeri i mirë

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 10:50
Ilustrim

Bota është e populluar edhe nga njerëz të këqij, të cilët, për fat të keq, është e pamundur t’i shmangësh. E vetmja gjë që mund të bëhet, është të krijoni një lloj “flluske mbrojtëse” përreth dhe të jeni të fortë.

Njerëzit e këqij, i përkufizojmë kështu për tua thjeshtësuar përcaktimin, sepse në fakt ata kuptohen nga qëndrimi i tyre. Ata vijnë në jetën tonë në mënyra të ndryshme dhe shpesh nuk i vëmë re menjëherë. Mund të jenë kolegë, shokë klase, fqinjë, shpesh edhe të afërm. Rreziku që këta njerëz shpesh na kanosin, është të përfundojmë të sillemi si ata. Megjithatë, kjo sjellje është qëndrimi më i gabuar që mund të mbani. Para së gjithash, sepse ka të bëjë me një detyrim dhe mungesë të koherencës me natyrën tonë reale.

Sa herë që fillojmë të sillemi në të  njëjtën mënyrë, rrisim ndikimin e tyre mbi me. Mënyra e vetme për t’u çliruar, është të largohemi prej tyre, por ama me mirësi, pa nxitur urrejtje. Edhe pse përreth ka kaos dhe njerëzit duken të gjithë egoistë, prepotentë dhe shpesh me të vërtetë të këqij, ka po aq shumë që janë krejtësisht të ndryshëm dhe që mund të quhen të mirë. Sa herë takojmë një person të keq, duhet të kujtojmë se ka ende mirësi në botë dhe ka shumë që bartin të mirën brenda vetes.

Nuk jemi vetëm. Duhet të qëndrojmë të fortë përpara personaliteteve të këqij, natyrisht. Duke dobësuar ndikimin e tyre, ne forcojmë tonin dhe kontribuojmë në krijimin e një bote më të mirë. Një gjë themelore është të sillemi mirë, jo sepse jemi të motivuar nga gjykimi që mund të kenë të tjerët. Veprat e mira dhe mirësia duhet të motivohen nga një qëllim i pastër, i cili lind nga zemra. Para së gjithash, është mirë të jesh njeri i mirë për veten tënde. Asnjë individ i keq nuk ka të drejtë të na e plaçkisë këtë virtyt. Mahatma Gandhi thotë: Parimi i sy më sy do të verbërojë tërë botën.

Kur fillojmë të bëjmë veprime të dyshimta, vetëm sepse e gjithë bota e bën këtë, ne lëndojmë të tjerët dhe veten. Asnjë sjellje e pahijshme nuk duhet të imitohet, as edhe të fshihet. Bota mund të jetë një vend i mrekullueshëm, por ne të parët, edhe duke shkuar kundër rrymës, duhet të jemi mbështetësit kryesorë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat