Mirënjohja bën që të keni raporte të bekuara më të tjerët!

Life style

Mirënjohja bën që të keni raporte të bekuara më të tjerët!

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:10
Ilustrim

Mirënjohja është çelësi i suksesit!

Imagjinoni sikur të ishit njeriu i vetëm në botë. Ju nuk do të kishit dëshirë të bënit asgjë.

Ç’kuptim ka të bësh një pikturë, kur nuk do ta shohë askush?

Ç’kuptim ka të kompozosh muzikë, kur askush nuk do ta dëgjojë atë?

Ç’kuptim ka të krijosh apo të zbulosh diçka, kur askush nuk do ta përdorë atë?

Nuk do të kishte asnjë arsye apo shtysë që të shkoje nga një vend në një tjetër, sepse kudo do të ishte njësoj – askush nuk do të ishte atje. Jeta juaj do të ishte e pakuptimtë dhe e mërzitshme.

Janë pikërisht përvojat dhe marrëdhënit me njerëz të tjerë që i japin jetës suaj kuptim. Këto ju vënë në lëvizje drejt arritjes së një qëllimi të caktuar. Që të bëni jetën e ëndërruar, thelbësore është të kuptoni se si ndikojnë marrëdhëniet në jetën tuaj të tanishme. Por, akoma më e rëndësishme është të kuptoni që marrëdhëniet janë kanalet më të fuqishme. Nëpërmjet këtyre  mirënjohja fillon ta ndryshojë jetën tuaj në mënyrë të magjishme.

Shkenca po konfirmon gjithnjë e më shumë vërtetësinë e fjalëve të mençura të dijetarëve të shquar të së kaluarës.

Studimet kanë treguar se ata njerëz që janë mirënjohës jo vetëm që kanë marrëdhënie më të mira e më të ngrohta me njerëzit, por janë edhe më të lidhur me familjen e miqtë.

Ata janë më të pëlqyeshëm në shoqëri dhe nderohen nga të tjerët.

Por, statistikat më tronditëse të disa studimeve kanë treguar që, në qoftë se ankohesh për dikë, qoftë në mënyrë të zëshme, qoftë në vetën tënde, që marrëdhënia jote të përmirësohet, do të duhen hjetë bekime.

Mirënjohja bën që marrrëdhëniet të lulëzojnë. Sapo të filloni të tregoni mirënjohje në një marrëdhënie të caktuar, në mënyrë krejt të magjishme juve do t’ju përfshijë një lumturi e pa cak dhe marrëdhënia juaj do të bëhet më e bukur se kurrë më parë.

~ Sekreti – Magjia / Rhonda Byrne

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat