7 në 10 persona thonë se pandemia i ka bërë të mendojnë më shumë se si shpenzojnë paratë

Life style

7 në 10 persona thonë se pandemia i ka bërë të mendojnë më shumë se si shpenzojnë paratë

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Pandemia e Koronavirusit me të vërtetë ka bërë shumë ndryshime në mënyrën se si ne veprojmë.

Rreth 70% e të rriturve janë shprehur se viti 2020 i ka ndryshuar pikëpamjet e tyre rreth mënyrës se si ata shpenzojnë buxhetin e tyre,

Rrethanat e vështira të jetesës kanë bërë që njerëzit të mendojnë më mirë para se të shpenzojnë në gjërat që duan

Mirëpo rreth 60% shprehen se do të donin të kishin ditur të kursenin më mirë që në fillim të pandemisë.

Një ndryshim është vërejtur dukshëm tek personat nën moshën 25 vjeçare, sepse një shumicë e tyre nuk kanë përgjegjësi për dikë tjetër pos vetes, prandaj ata dihet të jenë më shpenzues të mëdhenj.

Në fillimet e pandemisë zakonet e vjetra të shpenzimit vazhduan si gjithmonë, por teksa rrethanat ekonomike bëheshin më të vështira, vetëdijesimi filloi të vërehet.

Disa prej tyre janë shprehur se ky ndryshim i ka bërë të ndihen se janë më shumë në kontroll të jetës së tyre.

Ekspertët besojnë se kjo situatë do të krijoj në përgjithësi zakone më të mira të kursimit tek të gjithë, edhe pse rrethanat janë të pakëndshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat