Pesë arsye përse bebja juaj zgjohet nga gjumi – kurdo që e lëshoni nga dora!

Life style

Pesë arsye përse bebja juaj zgjohet nga gjumi – kurdo që e lëshoni nga dora!

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

Bebet kur flenë gjumë janë një pamje e mrekullueshme, ndërsa të gjithë prindërit dinë se çfarë angazhimi është për të vënë beben në gjumë, sa luhatje, bartje në duar dhe këngë është dashur t’i këndohet, por që zgjohet sapo ta vendosni në krevat

Shumica do të thonë se bebet janë mësuar t’i mbani në duar, mirëpo e vërteta është krejtësisht ndryshe.

Zhvillimi i bebes është kompleks, dhe këto janë shkaqet përse zgjohet shpesh:

1. Bebja juaj rritet

Quhet regresion i gjumit, ose periudhë në të cilën bebet të cilat më herët kanë pasur gjumë të pandërprerë befasisht fillojnë të zgjohen natën apo ta kalojnë kohën e dremitjes.

– Bebet katërmuajshe do të kenë kërcimin e vet zhvillimor. Në këtë moment bebet fillojnë të flenë ndryshe nga mënyra në të cilën kanë fjetur derisa kanë qenë foshnja, shkruan Smart Parenting, përcjell Telegrafi.

2. Bebja mbase nuk ka aktivitete të mjaftueshme trupore

Studiuesit nga Universiteti i Michiganit, kanë zbuluar që koha e qëndrimit në bark gjatë ditës mund të ndikojë që bebja të fle më gjatë natën. Kanë zbuluar që bebet të cilat kanë pasur më shumë këto aktivitete të hershme natën kanë fjetur më gjatë dhe kanë pasur gjumë më të qetë.

3. Bebja juaj mbase nuk do ta kuptojë që ka ardhur koha për të fjetur gjumë

Sipas klinikës Mayo, stimulimi i tepërt mund të pengojë bebet që të pushojnë mirë. Vetëm një orë para gjumit të bebes, ulni dritat dhe qetësoni aktivitetet në mënyrë që fëmija të kuptojë dallimin midis natës dhe ditës.

4. Bebes ndoshta do t’i nevojitet kohë që të përshtatet

Një gjë që mund ta bëni është që të përpiqeni t’i thoni fjalë qetësuese para se sërish ta zgjoni. Shikoni a do të qetësohet vetë.

5. Bebes ndoshta i duhet një masazh qetësues

Studimet të cilat i ka publikuar Biblioteka Kombëtare Shëndetësore e SHBA-së ka zbuluar që një masazh i butë rutinë nate të porsalindurit do të rezultojë me çrregullim më të vogël të gjumit për fëmijën dhe përmirësim i cilësisë së gjumit të nënës.

Për më tepër, masazhi i foshnjës, madje mund të forcojë lidhjen midis nënës dhe fëmijës. Prekja, aroma dhe zëri juaj mund t’i japin fëmijës tuaj rehatinë më të madhe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat