Rrëfimet e një femre: puthja e parë

Life style

Rrëfimet e një femre: puthja e parë

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 12:04
Foto Ilustrim

“U ndjeva e nevrikosur për muaj të tërë, nuk ishe aspak magjike si e kisha menduar…”

Yulia Khabinsky, menaxherja e kërkimeve në kompaninë mediatike “Conde Nast”, ka ndarë me ne rrëfimin e saj se si kishte qenë puthja e saj e parë kur kishe qenë e re.

Të gjitha femrat ëndërrojnë që ajo të jetë magjike dhe përrallore, por fatkeqësisht, realiteti është se ajo shpeshherë do të na duket e quar dëm.

“Kur isha e re, imagjinoja që puthja ime e parë do të ishte me një djalë që më pëlqen shumë. Ndoshta do ishte në një qoshe gjatë pushimit në shkollë, dhe un do vrapoja të iu tregoj shoqeve duke u skuqur.

Pasi hyra në shkollën e mesme të ulët, isha e sigurt që do të ndodhte ndonjë natë që do të mblidheshim e gjithë klasa dhe të luanim lojën me shishe, dhe do të ishe një puthje e lehtë dhe e pafajshme.

Në shkollë të mesme, mendoja se do të ndodhte ndoshta në një takim romantik, teksa ndjej dorën e tij në fytyrë dhe më tërheqë butësisht, keni parasysh ato puthjet e filmave romantik?

Por puthja ime parë nuk ishte asnjëra nga këto, ndodhi kur isha 15 vjeçe në një dhomë hoteli, dy orë vozitje larg nga shtëpia ime, me një djalë 19 vjeç që nuk më pëlqente.

Nuk e kuptoj pse ne e përcaktojmë të të qenit i rritur me disa arritje idiotike si për shembull, të kesh puthjen e parë, të gjesh një të dashur, të humbësh virgjërinë etj.

Në rast se ato vonohen apo nuk ndodhin, ne ndihemi sikur diçka nuk është në rregull me ne. Puthja ime e parë ishte diçka që nuk desha të ndodhte.

Ato duhet të jenë të paharrueshme dhe e imja, un me mezi i mbaj mend detajet. Ne ndaluam pak para se të kthehej në seks. Kjo nuk është një histori se si një djalë më përdori, ai ishte në rregull. Por është historia e turpit që ndjejmë kur bëjmë diçka që nuk duam.

Në vitin e parë të shkollës së mesme, një shoqe më ftoi të shkoj me të në një festë që po mbahej në një suitë hoteli, që ajo të takohej me një shokun e saj.

Pasi ndenjëm në festë pak, ne dolëm nga hoteli dhe me ne erdhën shoku i saj me një mik të vetin, transmeton lajmi.net.

Në të katër kaluam disa orë në një ballkon të hotelit dhe pimë pak, por asgjë e keqe nuk ndodhi.

Folëm shumë për libra, filma, shkollë etj, dhe në një pikë pash shokun e shoqes time teksa bënte me kokë nga un duke folur me mikun e vet, dhe e kuptova këtë lëvizje, ajo do të thoshte “A do të lidhesh me atë?”.

Edhe pse e dija se edhe mua më takon të shprehë dëshirën time nëse dua apo jo, në atë moment mu duk sikur nuk kisha zgjedhje, marrëveshja ishte bërë.

Shoqja ime donte të lidhej me djalin që kishe ardhur për të takuar, dhe në një pikë ajo më tha “E ke pasur puthjen e parë, apo jo?” dhe un u ndjeva e turpëruar të them jo dhe u përgjigja: “Po”.

Ai mendoi se isha 17 vjeçe, dhe nuk dinim asgjë për njëri-tjetrin pos emrit.

Ne kaluam natën në dhomë të hotelit, dhe sa herë që ai vërente se un po shtangesha nga ndonjë prekje diku ku unë nuk doja, ai ndalonte.

Në 6 të mëngjesit, ai tha se duhet shkonte sepse do mësonte për një test, çfarë arsyetimi për një mëngjes të të dielës!

Isha e nevrikosur me veten për muaj, pse e lejova puthjen time të parë të jetë e çuditshme, e parehatshme dhe aspak magjike.

Kurrë më pas kësaj ndodhie nuk putha një djalë që nuk desha të puthë. Këto momente nuk mund të klasifikohen si të mira apo të këqija, janë momente që i shijoni, ose mësoni nga ato.

Eksperiencat seksuale janë diçka shumë komplekse. Vetëbesimi ynë, pjekuria, kurioziteti, identiteti, të gjitha janë të ndërlidhura me këto eksperienca.

Jeta nuk është një skript e shkruar që duhesh ta ndjekësh pikë për pikë. Dhe ju nuk duhet të ndjeheni kurrë e turpëruar nga ndodhitë tuaja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat