Psikologët: Qëndrojuni larg këtyre vjehrrave “monstër”, ja 8 tiparet e tyre

Life style

Psikologët: Qëndrojuni larg këtyre vjehrrave “monstër”, ja 8 tiparet e tyre

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 18:04
Foto Ilustrim

Shpesh marrëdhënia mes nuses dhe vjehrrës nuk është e rrethuar nga ngjarjet pozitiveapo dashuria, ndonjëherë kjo marrëdhënie është problematike dhe kjo gjë është e dukshme por jo të gjithë arrijnë ta kuptojnë.

Si ta kuptojmë nëse vjehrra është problematike? Ajo mendon dhe kërkon të ketë gjithmonë të drejtë. Ajo nuk e ka asnjëherë gabim, nuk e pranon këtë dhe nuk kërkon asnjëherë falje. Në sytë e saj jeni gjithmonë ju në gabim.

1• Ajo ju injoronnë më të shumtën e kohës. Madje nuk e dëgjon fare atë që jeni duke thënë, e madje nuk tregon interes ndaj gjërave që ju pëlqeni.

2• Përpiqet të tregojë në të gjitha rastet se ju nuk jeni mjaftueshëm e mirë për djalin e saj. Edhe nëse nuk e tregon në mënyrë direkte mund ta shprehë në forma të tjera porduke dhënë një mesazh të qartë.

3• Për të treguar që ka dominancë tek ju, do të përpiqet t’ju bëjë të bëni gjëra që i pëlqejnë asaj. Kjo nënkupton të përfshiheni në të gjitha eventet që ajo do, të qëndronime të gjithë njerëzit që ajo do, të gatuani si ajo do, pra të bëni të gjithagjërat që ajo do. Dhe nëse nuk bëni siç ajo do, mund të ndodhë që të përpiqet të kthejë të gjithë njerëzit kundër jush, e madje mund të fillojë të ushtrojë presion mbi bashkëshortin tuaj për t’ju lënë pasi ju nuk e bëni të lumtur.

4• Nuk respekton hapësirën tuaj, fjalën apo zgjedhjet tuaja edhe nëse bëhet fjalë për fëmijët tuaj.

5• Do të përpiqetqë me dashurinë e djalit të saj të arrijë të komandojë dhe nëse ai nuk e bën këtë, ajo do të përpiqet ta ndëshkojë edhe atë. Në të njëjtën kohë mund të përdorë kundër jush edhe respektin që partneri juaj mund të tregojë për familjarët tuaj.

6• Në publik sillet si e edukuar dhe si një person që do që familja të jetë e bashkuar. Shumë njerëz do t’i besojnë dhe nuk duhet të përpiqeni t’i bëni të ndryshojnë mendim.

7• Do të përpiqetqë gjithmonë të kontrollojë të gjitha zgjedhjet dhe vendimet që do të marrin fëmijët e saj, duke përfshirë partnerin tuaj, e madje edhe vendimet që ai merrnë drejtimin tuaj.

8• Në një momentmund të duket sikur situata është normalizuar dhe tashmë mes jush nuk kakonflikte. Qëndroni vigjilente pasi ajo mund të nxjerrë nga momenti në moment një zënkë apo ngacmim ndaj jush.

Këshilla e psikologëve? Ruani distancat! Zakonisht marrëdhënia nuse-vjehërr, nëse kjo efundit është me karakteristikat e mësipërme, nuk do të funksionojë asnjëherë siduhet! Me kalimin e kohës do të mësoni si ta menaxhoni marrëdhënien në mënyrën e duhur pa përkeqësuar gjendjen tuaj emocionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat