Pse burrat që mbajnë maskë janë më seksi

Life style

Pse burrat që mbajnë maskë janë më seksi

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 22:36
Ilustrim

Pyetja: A të bën maska të dukesh më seksi?

Përgjigjja e shkurtër: Po.

Përgjigjja e gjatë

Maska e fytyrës është një ndër fjalët kyçe për pandeminë e koronavirusit gjatë këtij viti dhe me gjasë, do të jetë një ndër fjalët më të përmendura edhe të vitit të ardhshëm. Ndërkohë, nëpër rrjete sociale, njerëzit e kanë lidhur mbajtjen e maskës edhe me tërheqjen. Për shembull, në qershor postimi i dikujt në Twitter u bë viral. Siç mund ta shihni, aktori Chris Pine u fotografua me një çantë kartoni të mbushur me libra dhe në fytyrë mbante një maskë anti-Covid. Vetë Chris është seksi. Vetë librat janë seksi. Maska gjithashtu e bën të duket më seksi.

Studime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë se gratë janë të mendimit se burrat që mbajnë maskë në publik janë më seksi. Një sondazh i muajit gusht i realizuar nga kompania e shëndetit seksual Royal, vuri në dukje se 88% e grave në SHBA qenë të mendimit se burrat me maskë anti-Covid janë më tërheqës. Madje edhe gratë në marrëdhënie me partnerë që nuk mbajnë maskë thanë të njëjtën gjë.

Vanessa Brown, pedagoge e dizajnit dhe kulturës në Nottingham Trent University në Mbretërinë e Bashkuar, tha për GQ se arsyeja se pse njerëzit me maskë duken më tërheqës është i njëjtë me arsyet që pse disa njerëzve u duken më tërheqës njerëzit me syze.

Sipas saj, patjetër që ka diçka në lidhje me vendosjen, në këtë rast te fytyra juaj, të diçkaje të krijuar, si syzet apo maskat. “Mendoni për shembull për një kostum klasik dhe efektin që shkakton te trupi mashkullor,” tha ajo.

Një tjetër faktor që Brown vendos në dukje është rreziku. Ajo përmendi faktin se në të kaluarën, burrat me bandana ose motoçiklistët që mbulonin fytyrat kanë tërhequr vëmendjen. Rreziku dhe tërheqja kanë një marrëdhënie të gjatë. Edhe maska krijon pak a shumë këtë ndjesi.

Sigurisht që misteri është një element i rëndësishëm. Njerëzit me maskë duken më misteriozë. Por edhe në rast se rrëzojmë të gjitha këto arsye, sërish njerëzit me maskë duken më tërheqës, sepse ç’është më seksi se dikush që kujdeset për të tjerët?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat