Shenja që fëmija juaj ka një dhunti

Life style

Shenja që fëmija juaj ka një dhunti

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 06:12
Ilustrim

A mendoni se fëmija juaj ka një dhunti?

Si mund ta kuptoni nëse fëmija juaj ka një dhunti? Më poshtë janë disa shenja që mund t’iu ndihmojnë:

1. Ata zgjidhin problemet mjaft lehtë;

Një ndër shenjat që fëmija juaj ka një dhunti është se ata dinë ti zgjidhin problemet komplekse mjaft mirë.

2. Janë më sensitiv;

Nëse keni kuptuar që fëmija juaj është më sensitiv dhe nuk pëlqen zhurmat e larta, apo hapësirat me shumë njerëz, kanë nevojë për më shumë kohë për të ndenjur vet atëherë kjo mund të jetë një shenjë se fëmija juaj ka një dhunti;

3. Kanë vështirësi për të zënë miq;

Nëse fëmija juaj e ka vështirë të bëjë miq të rinj atëherë kjo mund të jetë një shenjë e dhuntisë që ka. Sensitiviteti i tyre bën që fëmijët me dhunti ta kenë më të vështirë për të bërë miq të ri.

4. Shpesh thonë se janë të mërzitur;

Nëse fëmija juaj thotë se shpesh mërzitet gjatë mësimit në shkollë atëherë keni kujdes për shkak se mund të jenë më të fokusuar në dhuntinë që kanë prandaj mësimi është i mërzitshëm për ta.

5. Janë shumë kreativ;

Fëmijët me dhunti janë shumë të mirë në gjetjen e shumë përgjigjeve të problemeve. Nëse fëmijët tuaj gjithmonë kanë idea të reja atëherë ju ndoshta keni një fëmijë me dhunti.

6. Kanë shumë frika;

Zakonisht fëmijët me dhunti imagjinojnë shumë skena të ndryshme dhe shpesh janë të mbushur me frikë për shkak të imagjinimit të më së keqes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat