Ja si t’i parandaloni rrudhat vetëm për 5 minuta

Life style

Ja si t’i parandaloni rrudhat vetëm për 5 minuta

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 16:29
Foto Ilustrim

Stresi plak organet, indet dhe lëkurën. Këtu janë disa këshilla të vlefshme sesi të parandaloni shfaqjen e rrudhave në fytyrë.

Një ushtrim bukurie: Ndalu dhe merr frymë!

1)

Shikohuni në pasqyrë duke u fiksuar në sytë tuaj, për të rifilluar kontaktin me veten.

2)

Mbyllni sytë, merrni frymë thellë, fryni barkun me frymëmarrjen tuaj dhe kushtojini vëmendje ndjesive të trupit. Pastaj, duke nxjerrë jashtë ngadalë frymën do të mundësoni që tensioni të dalë jashtë.

3)

Kryeni një skanim të shkurtër të fytyrës: Çlironi fytyrën, sytë, faqet dhe buzët. Dhe pastaj gjuhën, dhëmbët, nofullën dhe fytin.

4)

Tani bashkoji pëllëmbët dhe fërkojini shpejt për 20 sekonda, pastaj vendosini në fytyrë dhe ndjeni nxehtësinë.

5)

Sipas Elle, vendosni pak krem ose disa pika serumi në njërën pëllëmbë, bashkoje me tjetrën dhe lëreni të ngrohet.

6)

Vendosni duart në fytyrë dhe përhape masën me sy të mbyllur.

7)

Aplikoni produktin në fytyrë në formën e masazhit antistres. Duke i rrëshqitur duart e hapura lart dhe poshtë fillimisht në pjesën qendrore të fytyrës, pastaj tek faqet dhe në fund tek veshët.

8)

Përfundoje duke fërkuar pjesën e qafës, duke hapur gishtat dhe stimuluar lëkurën e kësaj zone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat