Për ata që e duan shumë gjumin, si të zgjoheni pa probleme në mëngjes

Life style

Për ata që e duan shumë gjumin, si të zgjoheni pa probleme në mëngjes

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 08:39
Ilustrim

Gjumi i mëngjesit është ndoshta më i thëllë se në orët e tjera të natës.

Të shumtë janë personat që më zor ngrihen nga krevati, madje e shtyjnë disa herë alarmin e telefonit.

Por ka disa mënyra se si ta bëni të lehtë zgjimin. Gjeni një arsye të mirë për tu ngritur më herët

Para se të shkoni në shtrat, kontrolloni listën e gjërave që duhet të bëni të nesërmen. Rirregulloni planet tuaja, në mënyrë që detyrat më të vështira dhe domosdoshme të përfundojnë deri në mesditë.

Harrojeni butonin ‘Snooze’

A po bie alarmi juaj? Atëherë çohu tani! Menjëherë! Nuk ka justifikime.

Nëse jeni zgjuar pak më herët , ngrihuni nga shtrati

Çohuni në të njëjtën kohë si ditët e javës ashtu edhe në fundjavë

Hapni dritaren

Ndonjëherë edhe pasi të jeni ngritur, ndiheni sikur mendja juaj është akoma në gjumë të thellë. Hapni dritaren, ose më mirë akoma, dilni në ballkon nëse koha është e mirë. Merrni frymë thellë dhe papritmas do të shihni gjithçka më qartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat