Imagjino çdo gjë që dëshiron të kesh në jetë!

Life style

Imagjino çdo gjë që dëshiron të kesh në jetë!

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 12:34
Ilustrim

Jeta është mundësi, prandaj imagjino çdo gjë që dëshiron të arrish. Imagjino dhe përjeto dashurinë e të pasurit atë që dëshiron.

Imagjino sikur çdo situatë të mundshme me atë që dëshiron, imagjino sikur e ke atë.

Përpiqu të shpenzosh çdo ditë shtatë minuta duke imagjinuar sikur e ke atë që dëshiron.

Bëje këtë çdo ditë, derisa të ndihesh njësoj sikur dëshira jote të jetë plotësuar. Derisa të jesh i sigurt se ajo që ti dëshiron të është plotësuar.

Bëje derisa të jesh i sigurt se ajo që ti dëshiron të përket ty, ajo mban emrin tënd.

Në disa raste kjo ndodhë brenda kjo ndodhë brenda dy-tre ditëve. Por ka raste të tjera që duhet më shumë kohë.

Ti thjeshtë vazhdo jetën tënde duke dhënë sa më shumë dashuri dhe ndjesi pozitive, sepse sa më shumë dashuri e ndjenja pozitive jep, aq më shpejt do të arrish atë që dëshiron.

Pasi të kesh imagjinuar dhe ndjerë atë që dëshiron, ti do të hysh në një botë të re me imagjinatën tënde. Kështu që nuk duhet të krijosh kontradikta me këtë botë, duke filluar me ankesa.

Duke e imagjinuar më të keqen, pikërisht kjo do të të ndodhë.

Po kështu, edhe nëse imagjino më të mirën, më të mirën do të marrësh.

Vetëm kur të jesh më i ndërgjegjshëm mbi ndjenjat e tua dhe t’u kushtosh atyre vëmendje. Kështu do të arrish në pikën që edhe ndryshimi më i vogël i ndjesive të tua të mira do të bëhet më i papërballueshëm.

Ti duhet të ndihesh mirë shumicën e kohës, sepse qëllimi është të kesh një jetë të mrekullueshme, dhe vetëm kështu mund ta kesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat