Shkencëtarët zbuluan se çiftet që me të vërtetë e duan njëri-tjetrin tentojnë të shtojnë peshë, për shkak të…

Life style

Shkencëtarët zbuluan se çiftet që me të vërtetë e duan njëri-tjetrin tentojnë të shtojnë peshë, për shkak të…

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Çiftet që janë të lumtur dhe të kënaqur në marrëdhëniet ose në martesat e tyre, kanë më shumë të ngjarë të shtojnë në peshë, sipas disa studimeve të kryera së fundmi.

“Bright Side” tregon se çfarë u ekzaminua dhe cili ishte rezultati i hulumtimit.

Çiftet e martuara që shtojnë peshë

Kërkimet e bëra nga “Universiteti i Karolinës së Veriut” ndoqën matjet e peshës së më shumë se 8,000 njerëzve dhe dolën në përfundimin se një grua e martuar mund të fitojë, mesatarisht, 10 kilogramë gjatë 5 deri në 6 vitet e para të martesës së saj.

Përveç kësaj, gratë që jetonin me partnerët e tyre, por nuk ishin të martuara, shtuan 8 kilogramë. Ndërsa gratë që ishin në një lidhje, por nuk jetonin me partnerin e tyre, shtuan vetëm 6 kilogramë.

Studimi gjithashtu tregoi që burrat u shëndoshën kur filluan një lidhje dhe burrat që bashkëjetuan me partneren për më shumë se 2 vjet, kishin dy herë më shumë gjasa të shtonin më shumë se 11 kilogramë sesa burrat që nuk jetonin me to.

Studimi arriti në përfundimin se ekziston një lidhje e fortë midis marrëdhënieve romantike dhe numrit të rezultateve të lidhura me mbipeshën.

Sidoqoftë, edhe pse shtimi i peshës është i dukshëm në marrëdhëniet romantike afatgjata, kishte një rënie të ndjeshme të pirjes së duhanit dhe abuzimit me alkoolin, që tregon një gatishmëri të çifteve për të ndjekur një mënyrë jetese më të shëndetshme.

Çiftet e sapomartuara

Më shumë kërkime u bënë nga “Instituti Kombëtar i Shëndetësisë” për të shqyrtuar nëse shtimi i peshës tek çiftet e sapomartuara, ishte një pasqyrim pozitiv ose negativ i lumturisë së tyre.

Studimi ndoqi çiftet që ishin martuar për më shumë se 4 vjet dhe ai shqyrtoi shëndetin e tyre emocional dhe nivelet e stresit.

U zbulua se çiftet që ishin martuar kohët e fundit, për fat të keq kishin dy herë më shumë gjasa për të shtuar peshë, ndërsa çiftet që raportuan se nuk ishin aq të lumtur me bashkëshortët e tyre, kishin më pak të ngjarë të shtonin në peshë.

Studimi arriti në përfundimin se çiftet e lumtura shtojnë më shumë peshë, sepse nuk kanë nevojë të tërheqin një partner tjetër dhe ata ndihen më të lumtur siç janë.

Ndërsa çiftet që ndihen të palumtur në marrëdhëniet e tyre, nuk janë në gjendje të shtojnë peshë për shkak të stresit. Sidoqoftë, rekomandohet që çiftet e martuara që janë të lumtur dhe që kanë shtuar peshë, duhet të mendojnë për problemet shëndetësore dhe jo për pamjen e tyre.

Shtimi i peshës është ngjitës

Një studim i bërë nga “New England Journal of Medicine” tregoi se shtimi i peshës është gjithashtu ngjitës tek çiftet e martuara.

Nëse një partner po shton peshë, partneri tjetër ka 37% mundësi të shtojë më shumë peshë gjithashtu.

Kjo pasi ato përshtaten me zakonet e njëri-tjetrit, pasi kalojnë kaq shumë kohë së bashku.

Ndërsa çiftet që mund të jenë të pakënaqur në marrëdhëniet e tyre, shmangin kalimin e kohës së bashku, kështu që bëhet më e vështirë përshtatja me zakonet e ngrënies së njëri-tjetrit.

Studiuesit u morën edhe me mjedisin shoqëror, zakonet dhe aktivitetet e ndërsjella të çifteve dhe arritën në përfundimin se shtimi i përbashkët i peshës rrjedh nga të dy individët që ndikojnë psikologjikisht tek njeri-tjetri me zakonet e tyre të ngrënies.

Është e rëndësishme të mbahet parasysh se edhe pse këto janë studime të bëra nga profesionistë të shëndetësisë, ato tregojnë vetëm një numër rastesh në botë dhe jo të gjithë botën në fjalë , kështu që nuk vlen për të gjithë.

Ekzistojnë gjithmonë përjashtime dhe nuk do të thotë që nëse nuk shtoni peshë gjatë kohës që jeni i martuar, nuk jeni i lumtur me partnerin tuaj. Këto studime janë bërë kryesisht për të kuptuar situatat e jetesës së çifteve dhe për të ndihmuar në luftimin e mbipeshës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat