Nëse sonte po mendonit të flinit të zemëruar, mos e bëni!

Life style

Nëse sonte po mendonit të flinit të zemëruar, mos e bëni!

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 00:41
Foto ilustrim

Të sillni zemërimin në shtrat është një nga gjërat më të dëmshme që mund të bëni

Kur jemi zgjuar, kemi mundësinë t’i përpunojmë emocionet negative dhe t’i lëmë ato larg. Por, kur këto ndjesi nuk i përpunojmë si duhet, para se të flemë, kjo mund të çojë në disa probleme.

1 – Zemërimi ju prish gjumin

Stresi dhe ndjenjat e rënda janë të njohura për të shkaktuar një përgjigje, reagim “lufto ose ik”, gjë që ju bën “fizikisht të gatshëm”. Në këto rrethana, rënia në gjumë dhe qëndrimi në gjumë bëhen shumë më të vështira.

Për më tepër, është provuar gjithashtu se një gjumë jo i mirë, mund të ndërtojë më shumë zemërim.

Ju me shumë mundësi do të zgjoheni të rraskapitur nga gjumi. Është pak a shumë një cikël: zemërimi sjell gjumë të keq dhe gjumi i keq sjell më shumë zemërim.

2 – Zemërimi është i rrezikshëm për shëndetin tuaj

Shkencëtarët tashmë kanë përcaktuar se cilësia e gjumit ndikon në shëndetin e përgjithshëm të dikujt. Normalisht, gjumi vepron si “terapi brenda natës”, duke stabilizuar emocionet tona në mënyrë që të mund t’i përballojmë më mirë ndjenjat tona të nesërmen. Por, zemërimi dhe stresi intensiv mund ta rrezikojnë këtë proces.

Emocionet negative çlirojnë hormonet e stresit, duke ju bërë më nervozë dhe shumë simptoma shqetësuese mund të vijnë së bashku me këtë.

Në planin afatgjatë, kjo mund të çojë në pagjumësi, gjumë të çrregullt dhe makthe.

3 – Është me e vështirë t’i harroni ndjenjat/ndjesitë e këqija pasi flini

nga Taboola

Mund t'ju interesojnë

U shtir kinse është shtatzënë, nën fustan fshehu shalqirin e mbushur me kokainë - arrestohet gruaja nga policia braziliane

Adolf Hitler fiton zgjedhjet në Namibi – thotë se ‘nuk ka plane për dominimin e botës’

Kur problemet me stomakun janë shenjë e coronavirusit: Qe si të jeni të sigurt!

Studiuesit pretendojnë se ne jemi më pak në gjendje të shtypim një përvojë negative nëse flemë para saj.

Gjumi zmadhon çdo emocion, mendim dhe problem. Kur flemë, truri ynë përpunon informacione të reja dhe i ruan ato në kujtesën tonë të shkurtër dhe afatgjatë. Gjatë gjumit, zemërimi hyn në kujtesën tonë afatgjatë dhe kështu, mund të ketë dhe një efekt afatgjatë.

Një përvojë e keqe zvogëlohet shumë nëse qëndrojmë zgjuar pas saj, ndërsa gjumi “mbron” reagimin negativ emocional. Kur ndjenjat e këqija ngurtësohen në kujtesën tuaj, do të jetë shumë më e vështirë t’i shtypni ato në të ardhmen.

4 – Zemërimi vret sinqeritetin

Mbrëmjet e vona janë koha më e mirë për intimitet dhe privatësi. Nëse ju i shfrytëzoni duke qëndruar të zemëruar, kjo mund të krijojë një model toksik dhe ju do ta shihni veten duke shpenzuar kohë të zemëruar, në vend të qenit rehat dhe në qetësi me veten apo partnerin/en tuaj.

5 – I dërgon një mesazh negativ partnerit tuaj

Nëse në mes të një debati vendosni thjesht të ndërroni anë dhe të tërhiqni batanijen fort, ju po dërgoni një mesazh që thotë se vlerësoni “fitoren” në konflikt, më shumë se sa mbajtjen e një marrëdhënieje të shëndetshme me personin me të cilin po grindeni.

Mënyra se si i trajtoni mosmarrëveshjet mund të forcojë ose prishë marrëdhëniet tuaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat