‘Tmerret’ e natës? Çfarë ndryshojnë ato nga ëndrrat e këqija dhe si t’i ndalojmë

Life style

‘Tmerret’ e natës? Çfarë ndryshojnë ato nga ëndrrat e këqija dhe si t’i ndalojmë

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

‘Tmerret’ e natës janë një çrregullim i rrallë, por i frikshëm, në të cilin njerëzit mund të bërtasin, të bëjnë lëvizje të pa kontrolluara dhe të qajnë – pa u zgjuar nga gjumi

‘Tmerri’ i natës ndryshon nga makthi në dy mënyra: Personi i prekur nga terrori i natës zakonisht nuk e mban mend se çfarë i ka ndodhur dhe nuk zgjohet nga gjumi.

Tmerret e natës mbarojnë kur personi i prekur bie përsëri në gjumë të rregullt

Njihet ndryshe si “një aktivizim anormal i ëndrrave” që priren të jenë më të frikshme se makthet e rregullta, sipas Joshua Tal, një psikolog i specializuar në çrregullimet e gjumit.

Ekzistojnë forma të tjera, më pak të zakonshme të ‘terrorit’ natës, duke përfshirë diçka që quhet paralizë e gjumit, sipas Eleanor McGlinchey, PhD, një psikologe që trajton vështirësitë e gjumit.

“Një lloj tjetër forme interesante që mund të shihni, është ajo përvojë ku njerëzit do të raportojnë se janë zgjuar, por nuk mund të lëvizin”, tha McGlinchey.

Çfarë e shkakton ‘tmerrin’ e natës?

Shkaku më i madh për ‘terrorin’ e natës është privimi i gjumit. Thjesht duke mos fjetur mjaftueshëm ose duke pasur orare të çrregullta gjumi mund të shkaktojë, ose ta bëjë më të mundshme që ju të përjetoni ‘tmerrin’ e natës.

Ekziston gjithashtu një farë lidhje midis sëmundjeve të tjera mendore ose çrregullimeve të gjumit. Njerëzit që kanë ankth, depresion mund të kenë një përvojë të këtyre ‘tmerreve’ të natës ose tmerreve të gjumit.

Çfarë mund të bëhet për ta shmangur ose për ta ndaluar?

Në rreshtin e parë të trajtimit është të kesh një kohë të rregullt gjumi. Gjithashtu për personat që vuajnë, rekomandohen të ashtuquajturat zgjime parashikuese, ku një i afërm e zgjon butësisht personin pak para se ata zakonisht të kenë një terror natën.

Trajtimi psikologjik është gjithashtu shumë i nevojshëm, këshillon Class.

Sipas ekspertëve, në të shumtën e rasteve ‘tmerret’ e natës zbehen me kalimin e kohës, ose pasi të ndryshoni stilin e jetesës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat