Pallto me ngjyrë blu të hapur sensacion i këtij viti

Life style

Pallto me ngjyrë blu të hapur sensacion i këtij viti

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 14:48
Foto Ilustrim

Ngjyra më “in” e këtij sezoni padyshim që me shikim të parë do ju bëjë për vete.

Nga “Gucci” te shfaqja e “Ganni”-t, vjeshtë/dimër 2018, pamë se palltoja që do të mbizotërojë këtë dimër ka ngjyrën bojëqielli të akullt.

Ndërkohë që ngjyrat klasike të tilla si e zeza dhe deveja gjithmonë do të kenë një vend të veçantë në zemrat tona, këtë vit nuk do të mund t’i rezistojmë joshjes së të kaltrës, për të ndriçuar veshjet tona të dimrit.

Kjo pallto që të kthen në vitet ’70, vjen në shumë versione modelesh si ato me jakë dyshe, me rrip në mes, me dopio kopsa, në formë pellushi etj. Për ta kuptuar se për çfarë e kemi fjalën, ju ftojmë të shihni modelet tona të preferuara për këtë sezon:

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat