Dallimi ne mes të një optimisti dhe pesimisti!

Life style

Dallimi ne mes të një optimisti dhe pesimisti!

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 17:34
Ilustrim

Progresi drejt objektivave tuaja nuk ka për të qenë asnjëherë në vijë të drejtë. Gjithmonë do të jetë një vijë me gunga. Do të ngjiteni lart dhe do të zbrisni pak më poshtë. Dy hapa përpara dhe një hap prapa.

Kjo ka një ritëm të mirë.

Është si një kërcim. Në një vijë të drejtë përpara, nuk ka ndonjë ritëm.

Megjithatë, njerëzit dekurajohen kur rrëshqasin një hap prapa pasi kanë bërë dy hapa para.

Mendojnë se po dështojnë dhe se kanë humbur.

Por nuk është kështu. Ata janë thjeshtë në një hap me ritmin e natyrshëm të progresit. Sapo ta kuptoni këtë ritëm, mund të punoni me të, dhe jo kundër tij.

Mund të planifikoni hapin mbrapa.

Një ndër veçoritë e optimistëve të vendosur është se ata gjithmonë planifikojnë ripërtëritjen, Ata e dine që përpara që do t’u mbarojë energjia.

Nëse nuk futet energji e re, organizmi do të shpërbëhet.

Pesimistë nuk duan të planifikojnë ripërtëritjen pasi nuk mendojnë se duhet të ketë.

Pesimistet mendojnë gjithçka ose asgjë.

Ata fyhen gjithmonë kur bota nuk është e përsosur.

Ata mendojnë se të bësh një hap mbrapa do të thotë se i gjithë projekti ka diçka negative.

Një pesimist e di se do të ketë ule-ngritje. Dhe, një optimist nuk frikësohet apo dekurajohet nga ulet.

Në fakt, një optimist planifikon uljet, dhe përgatitë mënyra krijuese për t’u përballur me to.

Ju mund t’i caktoni rikthimet tuaja.

Nëse po mendoni se jeni të thyer në moshë për të bërë diçka që doni, kuptoni se po dëgjoni zërin pesimist brenda vetes tuaj.

Nuk është zëri i së vërtetës. Mund t’i kundërpërgjigjeni.

Mund t’ia kujtoni atij zëri të gjithë njerëzit që e kanë rinisur jetën e tyre në çfarëdo moshe që kanë dashur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat