Të duash trupin tënd është çelësi i lumturisë

Life style

Të duash trupin tënd është çelësi i lumturisë

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 17:46
Foto Ilustrim

Një studim i ri për ndikimet e imazhit të trupit gjeti se vetëm 24 për qind e meshkujve dhe 20 për qind e femrave ishin të kënaqur me peshën e tyre, dhe se këto ndjenja diktonin jetën e tyre në përgjithësi.

Për të kuptuar marrëdhëniet mes imazhit të trupit dhe kënaqësisë me jetën, hulumtuesit në Universitetin Chapman kryen një studim në internet me më shumë se 12.000 të rritur të SHBA-së.

Ata zbuluan se njerëzit që ishin të pakënaqur me peshën e tyre kishin nivele të ulëta të vetë-respektit dhe ishin më pak të kënaqur me aspekte të ndryshme të jetës së tyre.

Ndërkohë, pjesëmarrësit e studimit që kanë raportuar ndjenja pozitive për trupin e tyre kanë pasur më shumë vetë-respekt dhe kënaqësi me jetën, marrëdhëniet, familjen dhe gjendjen financiare.

Tre këshilla që të siguroni kënaqësinë trupore:

1. Praktiko vetë-mëshirën

Ta themi thjesht, vetë-dhembshuria është e njëjtë me mirësinë dhe kujdesin që i japim një miku të mirë. Mbani një ditar dhe shënoni ndjenjat tuaja për të kuptuar rrugën e zgjidhjeve.

2. Mjaft me turpin për trupin tuaj

Nëse ndiheni keq me trupin tuaj, ju mund të kapërceni atë me praktikë. Duke njohur se çfarë shkakton ndjenjat tuaja negative, do të gjeni alternativa të shëndetshme.

3. Hidhe veten në diçka që dëshiron

Pakënaqësinë e luftojnë gjërat që ju bëjnë të ndjeheni mirë, të tilla si yoga me një mik, gatimi i një vakti të shijshëm, apo kujdesi për veten. Ju e meritoni atë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat