Lulet në mëngjes, humor i mirë për tërë ditën

Life style

Lulet në mëngjes, humor i mirë për tërë ditën

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 17:54
Foto Ilustrim

Tulipanë, trëndafila, margarita: mjafton të shohësh ngjyra të larmishme për t’u ndier më në humor.

Studimi i Harvard University, i cili e ka konfirmuar këtë, ka marrë në konsideratë ndryshimin e humorit të një grupi femrash që nga zgjimi në mëngjes deri në mbrëmje.

Rezultatet më të mira u dalluan tek ato femra që preferonin tufën me lule pranë vendit ku hanin mëngjesin.

Sipas autores së këtij studimi Nancy Etcoff, është mirë të mbahet në kuzhinë gjithnjë një tufë me lule, për ta vështruar gjatë ngrënies së mëngjesit.

Duke e filluar ditën me një gjendje shpirtërore pozitive, aktivizohet një ‘efekt orteku’ i cili zgjat deri në mbrëmje.

Këshillohet që lulet të vendosen në kuzhinë për të ‘neutralizuar’ rrëmujën e cila krijohet në këtë ambient (më pak kaos = më shumë relaks).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat