Sipas një studimi, 26% e njerëzve bëjnë plane edhe pse e dinë që nuk do të shkojnë

Life style

Sipas një studimi, 26% e njerëzve bëjnë plane edhe pse e dinë që nuk do të shkojnë

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Ndonjëherë një ditë e gjatë dhe e lodhshme në punë, mund t’ju detyrojë që të braktisni planet që keni bërë me miqtë për të dalë në mbrëmje. Megjithatë kultura e anullimit të planeve në momentin e fundit , duket se është më e zakonshme se ç’mund të mendohet, shkencërisht e kemi fjalën.

Një studim i ri britanik ka dalë në përfundimin se çereku i publikut që është intervistuar (më saktësisht 26% e tyre) pranon se i thotë “po” ftesave për të dalë, edhe pse nuk kanë ndërmend të shkojnë. Gjë që do të thotë se 1/3 e planeve që bëhen nuk dalin ashtu siç duhet.

Ky studim nga “Privilege Insurance” gjithashtu tregon se 43% e njerëzve preferojnë të qëndrojnë në mbrëmje në shtëpi në vend që të dalin, të paktën nga 2000 personat e marrë në pyetje.

Interesante janë dhe justifikimet që njerëzit përdorin për të anulluar planet. 25% prej tyre përdorin klasiken “jam sëmurë”, 27% e njerëzve zakonisht kanë “një çeshtje familjare” dhe 17%  të këtyre personave i pengon “puna” të shkojnë në eventet sociale. Përmendim si arsye dhe kafshët shtëpiake të sëmura, axhendën shumë të ngarkuar, eventet sportive dhe “më la makina në rrugë”.

Vajzat duket se janë më korrekte, duke qenë se në 68% të herëve i respektojnë planet që bëjnë, ndërkohë që djemtë në 58% të rasteve. Diçka që nuk mund ta lemë pa përmendur është dhe fakti që 12% e vajzave kanë pranuar se disa herë kanë anulluar planet sepse thjesht përtonin të bëheshin gati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat