Formula që ju tregon sa të gjatë do të jenë fëmijët e juaj

Life style

Formula që ju tregon sa të gjatë do të jenë fëmijët e juaj

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Nëse doni të zbuloni se sa të gjatë do të jenë fëmijët tuaj në të ardhmen, bëni mirë që të provoni këtë formulë të thjeshtë, që përfshin një ekuacion matematikor.

Formula, e përdorur që prej vitin 1970 dhe e zbuluar së fundmi , parashikon se çfarë gjatësie do të kenë shumica e fëmijëve, por jo të gjithë, kur të arrijnë moshën madhore.

Në llogaritjen e saj përfshihet gjatësia mesatare e prindërve të tyre.

Për djemtë:

Shuma e gjatësisë së dy prindërve plus  13 centimetra dhe pjesëtoheni për dy

Për vajzat:

Shuma e gjatësisë të dy prindërve minus 13 centimetra dhe pjesëtoheni për dy.

Formula nuk është e saktë 100 %, sepse në gjatësinë e fëmijëve varen dhe një sërë faktorësh si ato mjedisor dhe ato të mënyrës së ushqyerjes, por duke qenë se rreth 60-80 % e gjenetikës së prindërve trashëgohet nga fëmijët, atëherë formula ka shumë gjasa të jetë e saktë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat