5 mënyra të thjeshta, si të evitojmë shpenzimet e tepërta gjatë sezonit të festave!

Life style

5 mënyra të thjeshta, si të evitojmë shpenzimet e tepërta gjatë sezonit të festave!

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 10:43
Foto Ilustrim

Padiskutim, që festat e fundvitit, janë periudha më e bukur për gjithësecilin, por njëkohësisht është dhe periudha më kritike, për shkak se duam që të lumturojmë miqtë dhe familjarët duke i bërë dhurata. Por si mund të menaxhojmë shpenzimet, në atë mënyrë që janari mos jetë muaj i vështirë? Më poshtë ju vijmë në ndihmë me 5 këshilla të thjeshta, që do ju ndihmojnë që të mbani nën kontroll shpenzimet.

Së pari, ju këshillojmë të vendosni një buxhet.

Para se të fillojë sezoni i blerjeve të pushimeve, vendosni sa para doni të shpenzoni. Mendoni nëpër të gjitha aspektet e ndryshme të blerjeve të pushimeve: dhurata, udhëtime, ushqime, dekorime. Ndani buxhetin tuaj në kategori të ndryshme: sa dëshironi të shpenzoni për dhurata? sa do të kushtojë udhëtimi? sa ngjarje speciale janë në kalendarin tuaj dhe sa do të kushtojnë? Dhe nëse buxheti nuk është i mjaftueshëm mendoni për gjërat nga të cilat do të duhet të hiqni dorë.

Jini të vetëdijshëm për që do shpenzoni përtej buxhetit që do vendosni.
Nëse thjesht krijimi i një buxheti do të ishte e vetmja gjë e nevojshme për të na mbajtur brenda kufijve tanë të shpenzimeve, atëherë të gjithë ne padyshim do të ishim të vendosur që të vepronim në të njëjtën mënyrë përgjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në fundvit. Por ne e dimë shumë mirë, që edhe me buxhet të vendosur, shumë prej nesh shpenzojmë më shumë, për shkak të uljeve të mëdha në dyqane por edhe për shkak të gjithë atmosferës pozitive që krijohet për shkak të festave. Ndaj, bëni shumë kujdes duke përcaktuar limitet rreth gjërave që janë vërtet të vlefshme për ju dhe për ato që nuk përbëjnë prioritet.

Kufizoni vetë-dhurimet.
Një nga tendencat më domethënëse të festave gjatë viteve të fundit është rritja e “vetë-dhurimit” – njerëzit që trajtojnë veten e tyre me dhurata kur janë duke bërë pazar për të tjerët. Gati 60% e njerëzve tani janë ‘’vetë-dhurues’’ sipas Federatës Kombëtare të Shitjes me pakicë. Ndaj për të shmangur mbingarkesat e këtij sezoni pushimesh, kufizoni veten në këtë drejtim.

Ulni kostot e komoditetit.
Po çfarë është në të vërtetë kostoja e komoditetit?! Në të vërtet sezoni i festave na largon nga ritmet tona të zakonshme familjare duke shtuar përgjegjësi dhe aktivitete shtesë. Si rezultat, çmimi që ne jemi të gatshëm të paguajmë për komoditet fillon të rritet dhe nganjëherë, është thjeshtë të porosisim ushqim të shpejtë kur jemi me vonesë për një takim ose të marrim një picë për fëmijët nëse duhet të marrim pjesë në festën e punës. Përveç kësaj, e gjithë koha e kaluar për blerje shpesh çon në blerje të tjera të panevojshme.

Ndiqni shpenzimet.
Një komponent kryesor për një administrim të mirë financiar është të ndiqni me kujdes shpenzimet tuaja çdo ditë. Kjo vlen për gjatë gjithë vitit, por është absolutisht thelbësore të shmangni mbingarkesat gjatë sezonit të festave. Për shkak të blerjeve shtesë gjatë sezonit, rëndësia e përcjelljes së shpenzimeve tuaja gjatë muajit dhjetor nuk mund të mbivlerësohet

Shmangia e mbingarkesës gjatë sezonit të festave mund të mos jetë e lehtë. Sigurisht që kërkon kohë dhe përpjekje shtesë. Por nëse arrini të kontrolloni shpenzimet tani, në janar do të falënderoni veten!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat