Përse trupi i gruas është ndryshe nga ai i burrit?

Life style

Përse trupi i gruas është ndryshe nga ai i burrit?

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 07:40
Ilustrim

Gruaja konsiderohet si gjinia delikate dhe e dobët mirëpo trupi i saj mund të durojë edhe dhimbjet e paimagjinueshme të lindjes. Ka ende shumë gjëra të tjera qe ne nuk i dimë për këtë trup të brishtë. Më poshtë ju shfaqim disa kuriozitete lidhur me këtë temë.

1. Truri i gruas është ndryshe
Sipas një studimi të paraqitur në revistën Proceedings of the National Academy of Science, ka një dallim midis mënyrës së lidhjes së trurit mes grave dhe burrave. Studiuesit zbuluan se ekziston një lidhje e fortë midis hemisferës së majtë dhe të djathtë në trurin e grave, ndërsa truri i burrave ka lidhje të fortë midis pjesës së pasme dhe të përparme të trurit të tyre. Kjo është arsyeja pse burrat janë më të mirë në koordinim dhe perceptim, ndërsa gratë në fuqinë e kujtesës dhe aftësive shoqërore.

2. Gratë i perceptojnë ndryshe ngjyrat

Një profesor i psikologjisë në kolegjin Brooklyn realizoi kërkime që vërtetuan përfundimisht se burrat dhe gratë i perceptojnë ngjyrat ndryshe. Sipas studimit, burrat kërkojnë një gjatësi vale më të gjatë për të parë të njëjtën hije apo nuancë që shohin gratë. Meqenëse gjatësitë e valëve më të gjata janë të lidhura me tone më të ngrohta, ngjyra portokalli mund të duket më e kuqe për një burrë në krahasim me një grua.

3. Gratë jetojnë më gjatë
Steven Austad, kryetar i Departamentit të Biologjisë në Universitetin e Albama-s, thotë se gratë shfaqin aftësi më të mira të mbijetesës në çdo fazë të jetës. Ato kanë më pak gjasa të bien pre e sëmundjeve kardiovaskulare.

4. Gratë dehen më shpejt
Trupi i femrës ka mungesë të një enzime e cila ka si funksion prishjen e alkoolit në trup përpara se të transferohet në gjak. Kjo enzimë prodhohet në stomak dhe njihet si dehidrogjenaza e alkoolit. Sa më i vogël të jetë enzima në trupi, aq më shumë alkool do të ketë në rrjedhën e gjakut dhe aq më shpejt do të deheni.

5. Hormoni i dashurisë luan një rol të ëndësishëm tek gratë

Hormoni i dashurisë, i njohur ndryshe si oksitocina, nuk luan të njëjtin rol tek gratë si tek burrat. Ajo luan një rol vendimtar në lidhjen prind-fëmijë si dhe është përgjegjëse për kontraktimet e mitrës dhe pas lindjes ndihmon në tkurrjen e mitrës së gruas.

6. Gratë kanë dhimbje qafe më të shpeshta
Dr. Joseph Holtman dhe Dr. Meda Raghavendra bënë një studim të përbashkët dhe zbuluan se gratë kanë më shumë të ngjarë të marrin dhimbje në qafë në krahasim me burrat. Kjo për shkak se disku cervikal i një gruaje degjenerohet më shpejt në krahasim me atë të një burri. Ky është shkaku kryesor i dhimbjes në qafë dhe shkakton simptoma të tilla si ngurtësi, mpirje, një ndjesi djegieje etj.

7. Gratë vuajnë nga çrregullimet e gjumit më tepër se burrat
Studiues australianë kryen një studim në lidhje me gjumin dhe zbuluan se gratë kishin shanse më të larta për të vuajtur nga çrregullimet e saj në krahasim me burrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat