Bëni gati kokoshkat/ Serialet më të mira që do të ndiqni në vitin 2021

Life style

Bëni gati kokoshkat/ Serialet më të mira që do të ndiqni në vitin 2021

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 07:42
Ilustrim

Jeni gati për një listë me serialet më të mira që do të nisin në vitin 2021? Ka shumë të tilla, por më poshtë janë zgjedhur ato më të mirët, që do t’ju mbajnë mbërthyer pas ekranit, të mbuluar me batanike e me kokoshka në duar.

The Watch – Fansat e serialeve me superheronj do ta pëlqejnë shumë këtë serial me fantazi, krijesa të mbinatyrshme, dragonj etj.

Mr.Mayor – Hiqni dorë nga politika reale sepse ky film do t’ju fusë në botën e një politike imagjinare.

Call me Kat – Në këtë serial luan aktori që ka fiksuar të gjithë gjatë karantinës: Leslie Jordan, kështu që s’po themi më shumë!

Firefly Lane- Në qendër të serialit janë dy shoqe të ngushta prej dekadash, me protagonist e Katherine Heigl dhe Sarah Chalke. Bëhuni gati të flisni me shoqet e ngushta për këtë serial.

Më poshtë ju sjellime dhe disa seriale të tjerë që mund t’i ndiqni, por që ende nuk është vendosur një datë transmetimi:
The Gilded Age
The Nevers
The Gossip Girl (Reboot)
The Rogue One (Spin –off Show).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat