7 lulet që tërheqin energjitë pozitive në shtëpi dhe zyrën tuaj

Life style

7 lulet që tërheqin energjitë pozitive në shtëpi dhe zyrën tuaj

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 21:55
Foto ilustrim

Sipas shumë ekspertëve, disa bimë duhet të rriten në shtëpi në mënyrë që të tërheqin energjitë pozitive  dhe të promovojnë mirëqenien dhe harmoninë. Ja 7 bimët që duhet të mbani në shtëpinë, apo zyrën tuaj:

Rozmarinë

Rozmarina përmirëson humorin dhe kujtesën, por edhe nxit dashurinë dhe epshin.

Bambuja e fatit  

Bambuja e fatit është simbol i fatit të mirë në Lindje. Vendoseni në një tas me pak ujë dhe mbajeni larg rrezeve të drejtpërdrejta të diellit.

Nenexhik 

Përveç erës të këndshme, nenexhiku tërheq prosperitetin ekonomik dhe përmirëson komunikimin në shtëpi.

Livanda

Livanda dhe aroma e saj e mahnitshme mund të luftojnë depresionin dhe nxisin lumturinë dhe harmoninë. Ajo gjithashtu nxit gjumin, prandaj duhet të vendosni në dhomën e gjumit.

Orkide

Orkideja  është një bimë e bukur që tërheq energji pozitive dhe përmirëson gjendjen shpirtërore. Gjethet janë të mrekullueshme dhe vijnë në forma dhe madhësi të ndryshme.

Jasemini

Jasemini tërheq dashuri dhe para dhe është një afrodiziak i njohur, kështu që mbajeni në dhomë ose në vende të tjera ku kaloni më shumë kohë me partnerin për të forcuar marrëdhënien tuaj.

Aloe Vera

Përveçse është e shkëlqyer për prerjet apo djegiet e vogla në lëkurë, Aloe Vera thuhet se sjell prosperitetit dhe fat të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat