Ja pse nuk duhet të postoni foton e biletës së avionit në rrjetet sociale

Life style

Ja pse nuk duhet të postoni foton e biletës së avionit në rrjetet sociale

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 22:04
Foto ilustrim

A ju ka ndodhur t’i bëni fotografi biletës suaj të avionit kur jeni në aeroport e më pas ta postoni në Facebook ose Instagram për t’i treguar botës që po shkoni në një udhëtim? Mirë, tani nuk duhet ta mendoni dy herë nëse duhet të postoni një foto të tillë. Përgjigjia është JO, NUK DUHET!

Blogeri i udhëtimeve dhe drejtori ekzekutiv i iflyat.com.au, Steve Hui, drejtoi një eksperiment për të kuptuar se çfarë informacioni mund të gjejë vetëm nga një fotografi e biletës së udhëtimit. Çfarë u gjet nga ky vëzhgim ishte befasuese.

Linja ajrore që ke zgjedhur për të udhëtuar në biletë shkruan një numër të madh informacionesh përfshirë numrin e biletës, të rezervimit madje dhe numrin e bagazheve. Me kodin e rezervimit mund të shihen detaje të udhëtarit. Nga ky informacion, mund të shihet i gjithë itinerari i udhëtimit, kur dhe ku do të udhëtohet.

“Njerëz me qëllime jo të mira mund t’i përdorin këto informacione për të anuluar ose ndryshuar fluturimin tuaj, mund të ndryshojë vendin e ulëses suaj ose mund të shkaktojë probleme të tjera,” thotë Hui.

Sipas tij, barkodi është një tjetër shqetësim.

“Mund të mendoni që kompjuterat në aeroporte janë të vetmet pajisje që mund të lexojnë barkodet, por e vërteta është që çdokush mund t’i lexojë ato. Ka dhjetra lexues barkodesh online që sigurojnë informacione në bazë të fotos që keni postuar,” sqaron Steve Hui.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat