Në një intervistë pune mos e bëni kurrë këtë pyetje

Life style

Në një intervistë pune mos e bëni kurrë këtë pyetje

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

Në fund të intervistës, mundësitë janë të mëdha që intervistuesi do të dojë t’i ndryshojë rolet dhe të thotë: “Tani, a ke ndonjë pyetje për mua ose kompaninë?”.

Kjo është mundësia finale për të treguar veten dhe mundësia e përsosur për të vendosur nëse puna është e përshtatshme për ju – prandaj është e rëndësishme t’i bëni pyetjet e duhura dhe të shmangni çdo pyetje që mund t’ju kushtojë vendin e punës.

Michael Kerr, folës ndërkombëtar biznesi dhe autor i librit “The Humor Advantage”, thotë se në veçanti është një pyetje të cilën asnjëherë nuk duhet ta bëni në një intervistë pune: “A e fitova vendin e punës?”

“Intervista nuk është vendi i duhur për ta bërë atë pyetje. Po, është mirë të demonstroni se jeni entuziastë, por është një vijë të cilën nuk duhet ta kaloni sepse do të dukeni të dëshpëruar”, thotë ai.

Kjo pyetje mund t’u duket punëdhënësve tejet e vrazhdë dhe e pasjellshme. Askush nuk është i gatshëm të marrë një vendim përfundimtar pa i intervistuar të gjithë e kandidatët tjerë. Pra, kjo pyetje vetëm sa tregon mungesë respekti dhe moskuptim të procesit të intervistës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat