Si të hiqni njollat e bojës së flokëve nga lëkura në kushtet e shtëpisë?

Life style

Si të hiqni njollat e bojës së flokëve nga lëkura në kushtet e shtëpisë?

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 06:23
Ilustrim

Nëse ju ndodh shpesh që të bëheni pis me njolla boje kur lyeni flokët, mos u shqetësoni pasi ka një sërë mënyrash për t'i hequr. Midis sugjerimeve të shumta që mund të keni dëgjuar, duhet të dini se acetoni i thonjve nuk rekomandohet, pasi në këtë rast ju duhet diçka më delikate me lëkurën tuaj.

Sigurisht që një produkt profesional që është pikërisht për këtë punë do të ishte zgjidhja ideale, por në mungesë të tij mund t'ju hyjnë në punë produktet që ju ndodhen në shtëpi.

Mund të përdorni detergjent rrobash, enësh, vaj bebesh ose vaj ulliri dhe me një copë që nuk ju duhet filloni të fshini njollat. Kini parasysh që tregoheni të kujdesshëm dhe të mos ushtroni forcë teksa pastroni njollat.

Një tjetër truk që do t'ju shpëtojë është edhe pluhuri i cigares, të cilin e hidhni në një copë të lagur dhe fshini vendet ku kanë mbetur njollat. Është një truk i thjeshtë, por funksional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat