Festat dhe Covid-19: A rrezikojmë një shtim infeksionesh pas përfundimit të tyre?

Life style

Festat dhe Covid-19: A rrezikojmë një shtim infeksionesh pas përfundimit të tyre?

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Duke qenë se festat janë në prag dhe grumbullimi i njerëzve deri diku është i pamundur, frika e radhës është: "Ç'do të ndodhë më pas?"

A do të shtohet numri i të infektuarëve pas Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri? I ftuar mëngjesin e sotëm në Abc News, ishte epidemiologu Ilir Alimehmeti, i cili tha se imuniteti i tufës mund të arrihet tek 60-65%.

I pyetur gjithashtu se sa ndikim kanë patur protestat e ditëve të fundit në shtimin e rasteve me Covid-19, ai u shpreh se nuk ka mjaftueshëm teste për të kuptuar ecurinë.

“Imuniteti i tufës është diçka e pashmangshme, çdo ditë infektohen njerëz të tjerë që i shtohen shportës së të infektuarve dhe është një hap më tej afër tij. Kjo është rruga natyrore dhe me një llogari të thjeshtë supozohet që ky imunitet arrihet diku tek 60-65 përqind që domethënë se nuk jemi dhe aq larg, tani jemi afruar goxha, por kujtojmë që kemi dimrin përpara. Nga ana tjetër duke bërë një llogari tjetër kjo përqindje nuk është shpërndarë në mënyrë homogjene, nuk është njësoj në të gjithë Tiranën dhe Shqipërinë, pasi ka disa zona ku kjo përqindje është shumë më e madhe, ndërkohë që ka të tjera ku është më pak.”

Frika e një vale tjetër pas festave, është ajo të cilës i tremben të gjithë, por sa gjasa ka të ndodhë? Epidemiologu Alimehmeti e shpjegoi këtë duke e krahasuar situatën tonë me atë në Itali.

"Italia ka një element se të gjitha rajonet e kanë koeifiçentin e R poshtë 1. Janë të gjitha rajonet në zbritje dhe kjo bën të mundur nesër rikthimin e një vale tjetër. Tek ne nuk po ndodh, ne jemi vazhdueshëm në rritje. Po vazhdon ajo vala që ka nisur në qershor, rënia e shtrimeve nuk është shumë domethënëse, unë e shoh si një fraksion dhe trajektore. Është një numër shumë i vogël që vjen për arsye të tjera. Pastaj rënia me 10 apo 20 ndër 500 nuk është një përqindje shumë e rëndësishme sa të bëjë diferencë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat