10 këshillat që ju ndihmojnë për problemet me gjumin

Life style

10 këshillat që ju ndihmojnë për problemet me gjumin

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 18:21
Foto Ilustrim

1.Krijoni një ritual përpara gjumit
Mund të jenë ca qirinj me aromë dhe muzikë e lehtë, një filxhan çaji apo diçka tjetër. Nëse bëni të njëjtin veprim për ditë me radhë dhe më pas shtriheni për të fjetur, truri juaj do të “mësohet” me këtë lloj rutine dhe automatikisht do t’ju vijë gjumë pasi të bëni atë veprim.

2. Shkruajini diku mendimet tuaja stresuese
Nëse diçka po ju shqetëson apo keni shumë mendime të errëta dhe negative në kokë, provoni t’i hidhni ato në letër. Kjo do ta “pastrojë” mendjen tuaj nga ankthi që keni dhe “zhvendosja” e mendimeve në letër, do t’ju bëjë të ndiheni disi më të çliruar.

3. Bëni një dush të nxehtë përpara gjumit
Një banjë e ngrohtë, do t’ju bëjë më të përgjumur se kurrë dhe ju do të bëni një gjumë më të rehatshëm.

4. “Zhurma e bardhë”
Vendosja e një muzike qetësuese, meditimi apo të lehtë ndihmon t’ju shkëpusë pak nga realiteti dhe nuk lejon që të mendoni për shumë gjëra teksa jeni në shtrat, ndërkohë që ju vjen gjumë. Edhe tingujt e shiut, cilësohen si zhurma të bardha dhe ndihmojnë që njerëzit të flenë më mirë.

5.Flini në një dhomë të freskët
Një dhomë me temperaturë të lartë jo vetëm që ju pengon të flini, por mund të jetë edhe një nga arsyet pse zgjoheni papritur në mes të natës. Prandaj, sugjerohet një dhomë e freskët, jo domosdoshmërisht e ftohtë.

6. Shtypni “syrin e tretë” me vaj aromatik
A e dini që në mes të ballit tuaj ka një buton magjik të gjumit? Ekziston një pikë presioni midis syve tanë që quhet “Syri i Tretë” dhe ndihmon në lehtësimin e ankthit, frikës, depresionit, madje dhe pagjumësisë.

7.Shmangni dritat blu
Drita blu nga një smartphone, laptop apo tablet mund të pengojë zhvillimin e melatoninës në tru, gjë që e bën shumë më të vështirë për të fjetur. Prandaj, nëse pajisjet elekronike shmangen të paktën një orë para gjumit, trupi ka kohë të mjaftueshme për t’u çlodhur dhe për të lehtësuar “shpërthimin” e melatoninës në tru.

8.Pini qumësht të ngrohtë
Qumështi ka përbërësin Tryptophan, i cili është një agjent natyral qetësues që relakson trupin tuaj pa ilaçe, prandaj pas një gote qumësht, me siguri do të ndiheni të përgjumur.

9. Provoni të merrni magnez për të fjetur më mirë
Magnezi ka një efekt qetësues natyral në trup dhe mungesa e tij mund të jetë një nga shkaqet e pagjumësisë. Sigurisht, duhet të këshilloheni me mjekun përpara se ta merrni.

10.Vendosni vajra esencialë në jastëkun tuaj
Disa pika vaji esencial në jastëkun tuaj, do t’ju zvogëlojnë mendimet e shumta të natës dhe do të veprojnë si një qetësues natyral për ju, duke bërë të flini më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat