Parfumet më të mirë në të gjithë botën

Life style

Parfumet më të mirë në të gjithë botën

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 18:50
Foto Ilustrim

Në një studim të Grand View Research, thuhet se deri në vitin 2025, tregu global i parfumeve pritet të arrijë 91.17 miliardë dollarë ndaj nuk është çudi që shumë njerëz janë të fiksuar me parfumet. Megjithatë, si shumë gjëra të tjera, parfumet janë çështje shijesh personale dhe ndryshojnë nga një individ te tjeri dhe mesa duket, nga një shtet në tjetrin. Për një ide më të qartë të parfumeve më të shitur në mbarë botën për vitin 2020, Euromonitor International (kompani që ofron strategji globale për industritë dhe konsumatorët) ka publikuar disa të dhëna (via Byrdie) mbi shtete të ndryshme.

Mbretëria e Bashkuar
Në Mbretërinë e Bashkuar mbizotërojnë aromat flolare të ëmbla dhe fragrancat me argume si Chanel Coco Mademoiselle. Megjithatë duket se ka një prirje për të zgjedhur parfume uniseks. Më shumë se gjysma e konsumatoreve gra në Britani zgjodhën parfumin Tom Ford Black Orchid. Një tjetër parfum i përhapur është Jo Malone Oud & Bergamot Rich Extract Cologne Intense.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Disa nga parfumet më të shitur janë aromat e lehta si Chanel Chance, Coco Mademoiselle dhe Viktor & Rolf Flowerbomb. Tjetër është Byredo Mojave Ghost dhe Le Labo Santal.

Australia
Në Australi, vihet re një pakësim i blerjeve të aromave të përhapura në masë. Gjithsesi qëndrojnë fort në treg parfumet klasike Chanel Coco Mademoiselle. Calvin Klein Euphoria është gjithashtu i përhapur. Australianët kanë një qasje për të zgjedhur parfume më identifikuese dhe me aroma të veçata, si për shembull Byredo Gypsy Wate dhe Frederic Malle Portrait of a Lady.

Italia
Gratë italiane preferojnë përgjithësisht aroma me nota lulesh, të ngrohta dhe me cilësi të lartë. Markat më të përhapura janë Chanel, Christian Dior dhe Dolce & Gabbana. Përpos këtyre, ka një trend drejt aromave uniseks. Përmendim këtu Calcin Klein CKOne, Calvin Klein CK2 dhe Eau d’Hermès.
Japonia
Në kulturën japoneze, preferohen aromat e lehta, të freskëta, me nota agrumesh dhe jo shumë të rënda. Përgjithësisht më të popullarizuara janë Chanel Coco Mademoiselle, Chanel Chance dhe No. 5.
Franca
Ndryshe nga çfarë pritej, vendin e parë nuk e mban Chanel, por Lancôme La Vie Est Belle dhe Christian Dior J’Adore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat