Si të menaxhoni mirë kohën gjatë orarit të punës?

Life style

Si të menaxhoni mirë kohën gjatë orarit të punës?

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Menaxhimi i kohës është aftësia për të planifikuar dhe kontrolluar se si i kaloni orët në ditën tuaj për të arritur në mënyrë efektive qëllimet tuaja.

Menaxhimi i kohës është edhe më i rëndësishëm sepse koha është burimi më i vlefshëm që mund t’u japim të tjerëve.

Është shumë e rëndësishme të jeni në gjendje të “klasifikoni” detyrat tuaja në mënyrë që të jeni në gjendje t’u jepni atyre zgjidhjet që kanë nevojë.

Ajo që do t’ju lejojë të jeni efektiv është aftësia juaj për të vlerësuar detyra dhe situate të ndryshme dhe të jeni në gjendje të ndërmerrni veprime të rëndësishme në një kohë të shpejtë për ti zgjidhur ato.

Përdorimi i mjeteve dhe teknikave të menaxhimit të kohës mund t’ju ndihmojë të jeni më produktiv, pasi kur bëni një projekt do të keni një listë të pafundme të gjërave që duhet të bëni.

Këtu do të gjeni disa këshilla se si të menaxhoni më mirë kohën gjatë orarit tuaj të punës.

Mësoni se si të fokusoheni më mirë në kohën që keni, në vend që të përpiqeni të gjeni më shumë kohë, pasi tentimi për të zgjatur ditën është thuajse i pamundur.

Krijoni një plan. Sa herë ju ka ndodhur që në fund të ditës të kuptoni se nuk i keni mbaruar të gjitha gjërat që ju duheshin? Nëse kjo ju ndodh shpesh atëherë duhet të rishikon planin.

Mësoni t’i thoni jo atyre gjërave të cilat nuk ju sjellin asnjë përfitim në jetë.

Mos shkoni në asnjë vend më herët nga çfarë duhet. Rregulli i vjetër i cili thotë se duhet të jeni 20 minuta më herët është i pakuptimtë. Nëse ju jeni 20 minuta më herët gjithmonë do të thotë të humbisni shumë nga koha juaj.

Vendosni prioritetet tuaja, në këtë mënyrë do të fokusoheni vetëm në atë çka është më e rëndësishme për ju.

Përpiquni të vendosni afate për përfundimin e punëve tuaja, e të mos shkelni këto afate. Kjo është një mënyrë e mirë e cila do t’ju ndihmojë ta vini gjithmonë punën përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat