Pse dalin, a janë të rrezikshme dhe si të shpëtojmë nga qimet e mjekrës

Life style

Pse dalin, a janë të rrezikshme dhe si të shpëtojmë nga qimet e mjekrës

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Qimet kanë të drejtën të mbijnë kudo sepse e bëjnë për një arsye dhe ne (përveçse t’i heqim) duhet t’i pranojmë dhe hera herës t’i kuptojmë

Është e vërtetë që disa njerëz kanë më shumë se të tjerët, por nëse ju ka ndodhur që krejt papritur të shihni se ju kanë dalë në një vend ku nuk kishit më parë, është krejt e natyrshme të pyesni pse.

Një vend i tillë për shembull është mjekra dhe qimet sporadike të saj.

Çfarë e shkakton daljen e qimeve aty?

Nëse qime të reja dalin në vende ku nuk keni patur kurrë, kjo mund të vijë si rezultat i ndryshimeve hormonale, ku qimet shfaqen përgjithësisht në zona të fytyrës.

Gjatë menopauzës për shembull, trupi fillon dhe prodhon më pak estrogjen, ndërkohë që prodhon të njëjtën nivel të testosteronit dhe është pikërisht ky i fundit që bën të mundur rritjen e qimeve të fytyrës në vende si mjekra, qafa apo në buzën e sipërme.

Një tjetër arsye shumë themelore është stresi, që rrit nivelet e testosteronit në trup.

A duhet të shqetësoheni për qimet e mjekrës?

Në të shumtën e rasteve, jo, por referuar mjekëve ndonjëherë rritja e qimeve në ato zona tek disa vajza mund të jetë shenjë e diçkaje edhe më serioze.

Në mosha të reja, këto qime mund të jenë të lidhura me sindromën e vezores polikistike, apo çekuilibrimin hormonal që shpesh çon në shtim peshe apo probleme me periodat.

Gjithsesi, e mira është të bëni një vizitë tek mjeku për ta vërtetuar nëse keni vënë re ndryshimet e mësipërme.

Si mund të hiqni në mënyrë të sigurt?

Nëse keni një nga problemet më lart, ju do të trajtoheni me ilaçe dhe duhet që paralelisht të konsultoheni me të. Në të kundërt, ka qindra metoda për të shpëtuar nga qimet e bezdisshme të mjekrës.

Depilimi me dyll, piskatorja si zgjidhje momenti, ose epilimi me laser, nëse doni të shpëtoni për një kohë të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat