Ju vyshken lulet pa asnjë shkak? Zbuloni trukun që do ju ndihmoj t’i lulëzoni përsëri

Life style

Ju vyshken lulet pa asnjë shkak? Zbuloni trukun që do ju ndihmoj t’i lulëzoni përsëri

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 23:54
Foto ilustrim

Fatkeqësisht, ndodh që lulet të fillojnë të vyshken nga arsye të panjohura. Kjo mund të ndodh nga dëmtues të imët, mizat e vogla, të cilat vështirë shihen me sy.

Fatmirësisht, ekziston një truk i thjeshtë i cili ju mundëson që shpejt t’i hiqni qafe mizat e vogla nga saksitë e luleve.

Për t’ia arritur këtij qëllimi ju nevojiten vetëm disa fije shkrepëseje të zakonshme.

Ngulni me kokë në dhe në distancë prej 5 cm nga skaji i saksisë dhe ujitini lulet. Pas dy ditësh, zëvendësoni fijet e shkrepëses me fije të reja, ndërsa pas dy ditësh mizat do të zhduken.

Përse duhet vënë fijet e shkrepëses në saksi të luleve?

Fosfori dhe squfuri, të cilët gjenden në kokën e fijeve të shkrepëseve, depërtojnë në dhé në mënyrë të sigurt e lirojnë lulen nga miqtë e paftuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat