Pluhur në erë… / Gëzimi fshihet në zgjimin e mëngjesit, në buzëqeshjen që do t’i dhuroni tjetrit

Life style

Pluhur në erë… / Gëzimi fshihet në zgjimin e mëngjesit, në buzëqeshjen që do t’i dhuroni tjetrit

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 08:34
Ilustrim

Ka disa këngë në këto pesëdhjetë vitet e fundit që kanë aq shumë ndikim tek dëgjuesi sa kënga “Dans in the Wind/Pluhur në Erë”, i grupit Kansas.

Kënga”Pluhur në erë”, është një nga këngët që, kur e dëgjon, të bën të mendosh, të shqetëson. “Cila është çështja;” “Në fund të fundit, çfarë është njeriu? Çfarë jemi ne…?”. Dhe përgjigjja vjen bujarisht përmes këngës legjendare “… gjithçka që jemi është pluhur në erë…”.

Ne jemi kalimtarë… Kozmikisht jemi kaq të parëndësishëm dhe të shpenzueshëm. E vërteta është se natyra jonë njerëzore ka një fillim dhe një fund. Ne jemi entitete/njësi kalimtare që thjeshtë u përkasim specieve njerëzore dhe ecim në këtë planet në një hapësirë dhe kohë specifike.

Pra, nëse ky fakt dhe rastësia e ekzistencës sonë nuk janë të mjaftueshme për të shijuar momentin, atëherë unë nuk e di se çfarë argumenti tjetër të paraqes.

Gëzimi është i fshehur në zgjimin në mëngjes, në agim, në buzëqeshjen që do t’i dhuroni tjetrit. Në vetëmohimin e veprimeve tuaja, në shtrëngimin e ngushtë të duarve, në përqafimin që jeni i pranishëm, në puthjen që dëshiron shumë, në dashurinë që të godet pa pyetur.

Jeta nuk është një provë. Një është mundësia (të paktën në këtë formë). E tëra çfarë duhet të bëjmë është ta bëjmë të vlefshëm kalimin.

“Tani!

Mos prisni më gjatë!

Asgjë nuk zgjat përgjithmonë përveç tokës dhe qiellit.

Rrëshqet larg

Dhe të gjitha paratë e tua nuk do të blejnë asnjë minutë të vetme.

Pluhur në erë.

Gjithçka që jemi është pluhur në erë.

Pluhur në erë…

Çdo gjë është pluhur në erë!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat