8 zakone që po ju shkaktojnë rrudha!

Life style

8 zakone që po ju shkaktojnë rrudha!

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 10:29
Ilustrim

Mospërdorimi i syzeve të diellit! 80% e shenjave të dukshme të plakjes, përfshirë rrudhat, shkaktohen nga ekspozimi në diell. Nëse përpiqeni të përqendroheni në diçka me shumë dritë, kjo mund të thellojë rrudhat midis vetullave.

Disa veprime të përditshme në dukje të padëmshme mund të kenë efekte anësore afatgjata negative për lëkurën tonë.

Për shembull, ngrënia e mishit të kuq shpesh mund të përshpejtojë procesin e plakjes dhe anashkalimi i kremit kundër diellit kur jeni brenda mund të çojë në pigmentim dhe lëkurë më të vjetër.

Është e pamundur ti shmangim plotësisht këto veprime. Megjithatë mund ti dini dhe të keni më shumë informacion për shkaqet që mund t’ju shkaktojnë rrudha.

Çamçakëzi! Shumë përdorues të tij kanë një model rrudhash rreth gojës dhe mjekët besojnë se çamçakëzi është përgjegjës për këtë. Kur përtypemi, mund të përdorim tepër muskujt, dhe kjo mund të shkaktojë vija të holla dhe rrudha rreth gojës.

Vrapimi! Kur ushtrohen, vrapuesit djegin dhjamin nën shtresat e lëkurës së tyre. Humbja e indit yndyror mund t’i bëjë rrudhat më të thella. Për më tepër, shumë vrapues kalojnë orë të gjata jashtë pa mbrojtje të duhur nga dielli, duke e ekspozuar lëkurën e tyre ndaj dëmtimeve. Nëse jeni një vrapues në natyrë, është më mirë të përdorni krem dielli të papërshkueshëm nga uji, sepse djersa zvogëlon më shpejt nivelin e mbrojtjes së kremit diellor.

“Të fiksoheni me celularin tuaj”! Përdorimi i celularit mund të bëjë që të dukeni para kohe i moshuar. Ekspertët dyshojnë se shikimi i vazhdueshëm drejt telefonit mund të çojë në më shumë linja në qafë që nuk do të ishin zhvilluar ndryshe.

Mospërdorimi i syzeve të diellit! 80% e shenjave të dukshme të plakjes, përfshirë rrudhat, shkaktohen nga ekspozimi në diell. Nëse përpiqeni të përqendroheni në diçka me shumë dritë, kjo mund të thellojë rrudhat midis vetullave.

Përdorimi i pipës për të konsumuar lëngjet! Përmes pirjes së kafesë ose çajit me pipë mund të mos merrni njolla në dhëmbët tuaj, por mund të shkaktojë krijimin e linjave rreth buzëve tuaja. Njerëzit që janë të prirur të rrudhin buzët duhet të shmangin përdorimin e pipave. Lëvizja e përsëritur e muskujve prish kolagjenin rreth gojës tuaj, duke krijuar në më shumë rrudha.

Gjumi në një krah! Disa qëndrime të gjumit mund të bëjnë që lëkura juaj të formojë rrudha. Nëse flini në krah ose në bark, fytyra juaj po shtypet në jastëk, duke bërë që lëkura të paloset. Mënyra më e mirë për të shmangur "linjat e gjumit" është duke fjetur në shpinë.

Përdorimi i maskës së gjumit! Lëkura rreth syve tuaj është shumë delikate dhe e prirur të dëmtohet. Disa maska gjumi mund ta traumatizojnë atë dhe të shkaktojnë inflamacion, i cili përfundimisht mund të shkaktojë rrudha. Nëse vendosni maskë gjumi në shtrat, sigurohuni që të jetë e lirë dhe të mos tërheqë lëkurën.

Lentet e kontaktit! Kur vendosim lente, shpesh ngremë vetullat. Kjo lëvizje e përsëritur bën që lëkura në ballin tonë të rrudhet. Ndryshe nga syzet, lentet e kontaktit nuk e mbrojnë lëkurën rreth syve nga rrezet UV, të cilat përfundimisht çojnë në rrudha dhe hollim të lëkurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat