Studimi, si mund të frenohen efektet negative të konsumimit të alkoolit

Life style

Studimi, si mund të frenohen efektet negative të konsumimit të alkoolit

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Aktiviteti fizik kompenson efektet vdekjeprurëse të alkoolit, sipas të një studimi të publikuar nga “British Journal of Sports Medicine”.  Për të arritur në këtë përfundim, një grup hulumtuesish studioi sondazhet e kryera në vite të ndryshme në Angli dhe Skoci.

Me sa duket, ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes konsumimit të alkoolit (edhe në sasi të vogla) dhe vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, duke përfshirë kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare. Pra sa më shumë alkool konsumoni aq më i madh është rreziku.

Megjithatë, nëse praktikon të paktën 150 minuta aktivitet të moderuar në javë, si ecje ose ushtrime fizike, ky rrezik reduktohet duke frenuar disa nga efektet e dëmshme të lidhura me konsumin e alkoolit.

Studimi ka karakter vëzhgues, pra vë në dukje lidhjen mes sportit dhe zvogëlimit të efekteve vdekjeprurëse të alkoolit, por nuk shpjegon se pse ndodh kjo. Përveç kësaj, studimi nuk ka marrë parasysh dietën që ndiqnin të anketuarit, që mund të jetë faktor i rëndësishëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat