Çfarë të vishni gjatë festave, edhe nëse rrini gjithë kohës në shtëpi

Life style

Çfarë të vishni gjatë festave, edhe nëse rrini gjithë kohës në shtëpi

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Le ta pranojmë që 2021-i nuk do të na gjejë klubeve të natës duke kërcyer e puthur njëri-tjetrin, por kjo s’do të thotë të mos e presim vitin e ri me stil!

S’do të thotë as që të mos investoni në veshje të reja, festive dhe me energji të mirë për të pritur ditë më të mira se këto që po lëmë pas.

S’ka rëndësi nëse do të qëndroni gjithë kohës në shtëpi, apo do ta festoni diku tjetër. Humorin dhe festën ndryshojeni përmes gatimeve, zbukurimeve dhe veshjes që do të bëni!

Për një video thirrje interesante, apo darkën me njerëzit më të dashur ju duhen xixa, shumë xixa!

Vishni fustanin më festiv që ju gjendet, ose diçka të tillë.

Një këmishë e bukur kombinuar me xhinse të thjeshta dhe një palë vathë do të ishin perfekte për darkën e Krishtlindjeve.

Nëse jeni të sigurt që s’do të dilni fare nga shtëpia atë ditë, investoni në një palë pizhame me pupla!

Ose në një kombinim si ky, teksa shërbeni pjatat e preferuara!

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat