Arsyeja pse nuk i mbani mend asnjëherë numrat e telefonave të të tjerëve

Life style

Arsyeja pse nuk i mbani mend asnjëherë numrat e telefonave të të tjerëve

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

E keni vënë re se edhe nëse keni shumë pak kontakte në telefonin tuaj, nuk arrini të mbani mend as numrat më të thjeshtë të të afërmve tuaj, prindërve, apo edhe personit të zemrës?

Tani e konfirmon edhe një studim i kërkuesve në Kaspersky Lab, ku thuhet se epoka e smartfonëve tenton gjithmonë e më shumë të minimizojë kapacitetin memorizues të një numri telefoni.

Studiuesit flasin për atë që e quajnë ‘amnezi dixhitale’, e cila ka të bëjë me një tendencë të trurit për të fiksuar sa më pak informacione dhe lidhen me varësinë tonë nga teknologjitë.

Arsyeja kryesore pse nuk tentojmë të kujtojmë disa detaje, sipas studiuesve, është se po jua lëmë pajisjeve dixhitale si smartfonë apo tablet, ta bëjnë këtë gjë për ne.

Bëhet fjalë për një tendencë shumë më të madhe dhe më të përhapur sesa ne mund të mendojmë.

Ekspertët kanë zbuluar se 51% e amerikanëve dhe 40% e europianëve përjetojnë një keqardhje të thellë në rastet kur humbasin të dhënat e memorizuara në pajisjet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat