Si e pëlqejnë seksin? Këto janë rrëfimet e të famshmëve

Life style

Si e pëlqejnë seksin? Këto janë rrëfimet e të famshmëve

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 06:58
Ilustrim

Disa personazhe publikë nuk e kanë aspak problem të flasin në emisione e intervista rreth seksit dhe disa prej rrëfimeve të tyre jua sjellim më poshtë duke nisur nga Kris Jenner tek Heidi Klum.

Kris Jenner ka rrëfyer se ajo është gjithmonë e gatshme për të kryer marrëdhënie me partnerin e saj, Corey Gamble. “Seksi në moshën time është diçka e bukur dhe vajzat e mia nuk e kuptojnë që unë jam me fat që ende kam ato ndjesi dhe duhet të përfitoj nga kjo”-është shprehur Kris.

Carmen Electra ka treguar se ajo dhe ish-bashkëshorti i saj, Dennis Rodman kryenin marrëdhënie kudo. “Në dhomën e terapisë fizike, në dhomën e stërvitjes. Madje dhe në gjyq”-ka thënë modelja.

Justin Bieber ka rrëfyer se ai dhe bashkëshortja, Hailey Bieber kryejnë marrëdhënie seksuale gjithë ditën. “Jemi pak të çmendur. Këtë bëjmë gjithë ditën. Na pëlqen të shohim filma, të qetësohemi dhe të bëjmë më shumë sesa kaq”-është shprehur këngëtari.

Asap Rocky ka treguar se ka qenë gjithmonë i fiksuar pas seksit. “Njerëzit nuk e pranojnë, por unë nuk kam turp. E them hapur që jam i fiksuar pas seksit dhe nuk kam pse të mos e them”-ka thënë reperi.

Nikki Bella në një intervistë pranoi se ajo gjithmonë ka përjetuar orgazmë kur kryen marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj, Artem Chigvintsev.

Cara Delevigne është shprehur: “Mua si person më pëlqen më shumë të jap dashuri sesa të marr. E kam shumë të vështirë të marr kënaqësi kështu që më mirë jap”.

DJ Khaled në një intervistë ka treguar se atij nuk i pëlqen t’i performojë seks oral partneres, por pret që ajo ta bëjë.

E pyetur për sekretin e rinisë së saj, Cameron Diaz është përgjigjur: “Ushtrimet fizike, dieta, ujë, të qeshura dhe shumë seks. Po, shumë seks, na duhet sepse është i shëndetshëm dhe natyral”.

Heidi Klum ka treguar se i pëlqen të jetë pak e çmendur në shtrat. “Disa njerëz janë më eksperimentalë dhe është mirë t’i bësh gjërat jashtë normës ndonjëherë”është shprehur modelja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat