Si të duken dhëmbët më të bardhë pa i prekur ata, por tualetin

Life style

Si të duken dhëmbët më të bardhë pa i prekur ata, por tualetin

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 16:01
Ilustrim

Ka disa mënyra që dhëmbët tuaj të duken më të bardhë dhe jo domosdoshmërisht me zbardhimin e lazerit apo përbërjeve të tjera. Disa truke të vogla me make-upin tuaj do t’ju bëjnë dhëmbët të ndriçojnë, ne i sjellim ato më poshtë:

Konturoni dhe lyejini buzët me një buzëkuq bezhë. Konturi për buzët është pothuajse aq i rëndësishëm sa një buzëkuq, por shpesh harrohet. Nëse dëshironi që dhëmbët tuaj të dalin në pah dhe të duken më të bardhë, përdorimi i një linje buzëkuqësh në një nuancë nude është një ide e shkëlqyeshme.

Përdorimi i highlighter-it. Ky produkt do t’ju ndihmojë të nxirrni në pah disa tipare të fytyrës tuaj, në mënyrë që ta bëni atë të duket shumë më të ndritshme dhe më të gjallë. Dhe kjo, sigurisht, përfshin buzëqeshjen tuaj.

Fokusohuni tek sytë tuaj: Vendosja e llojit të duhur të make-up-it në sy është çelësi për të larguar vëmendjen nga dhëmbët tuaj dhe për t’i bërë njerëzit të përqendrohen në sytë tuaj në vend të gojës. Disa nga gjërat e domosdoshme për ta bërë këtë janë peneli, lapsi i zi, laps për vetulla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat