Si të jetojmë me nostalgjinë e festave

Life style

Si të jetojmë me nostalgjinë e festave

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 07:31
Ilustrim

Që për Krishtlindje ekziston një aluzion i ndjenjës nostalgjike ndaj asaj që ka qenë, është e qartë për të gjithë. Me përjashtim të rastit kur jeni fëmijë, është pothuajse normale që këtyre pushimeve t’i qaseni me një ndjenjë nostalgjie që tenton të bëhet më e fortë vit pas viti. Kjo për faktin se duke festuar këtë festë që në moshë të vogël, kur rriteni e shihni veten duke vërejtur shumë ndryshime krahasuar me ditët e fëmijërisë. Gjithë kësaj i shtohet mungesa e njerëzve të dashur që nuk janë më, i atyre që janë larguar dhe atyre që, në përgjithësi, nuk janë më pjesë e së tashmes.

Situata që krijojnë emocione kontradiktore dhe që çojnë në ndjenjën e ëmbël të nostalgjisë. Një ndjenjë që në doza të vogla mund të përjetohet mirë, por që është e rëndësishme ta menaxhoni më mirë, në mënyrë që të mos bëni që të rritet jashtë çdo proporcioni. Kur nostalgjia bëhet një konstante, (diçka që nuk duhet ngatërruar me depresionin e Krishtlindjes), në fakt, rrezikon të humbasësh nga sytë gjithçka tjetër dhe ta gjesh veten duke përjetuar diçka tepër të madhe dhe të dhimbshme. Pra, le të përpiqemi të kuptojmë se si të përjetojmë më mirë nostalgjinë e Krishtlindjes, duke e bërë atë një pikë të ndritshme për t’u kapur.

Si të jetojmë më së miri me nostalgjinë 

Me afrimin e Krishtlindjes, të ndihesh nostalgjik është më se normale. Një ndjesi që në doza të vogla është më se normale dhe pothuajse në përputhje me periudhën, por nëse nuk menaxhohet mirë mund të shndërrohet në një vorbull që ka aftësinë të gëlltisë ata që e provojnë, dhe gjithçka bëhet përfundimisht e pakëndshme.

Për të kapërcyer këtë problem, mund të vendosni disa strategji të vogla të dobishme për të menaxhuar nostalgjinë. Le të zbulojmë disa nga më të thjeshtat.

Jepini çdo herë vetes një kohë maksimale. Të thuash jo për kujtimet dhe mendimet nostalgjike tingëllon si dhunë. Të kujtosh një të dashur që nuk është më ose një moment të veçantë të lumtur që për arsye të ndryshme nuk mund të përsëritet, shpesh përmban diçka të ëmbël dhe të rëndësishme për ta mbajtur në zemër. Sidoqoftë është e rëndësishme, të mos mbingarkoheni. Të humbasësh në të kaluarën është gjithmonë shumë e rrezikshme. Prandaj është mirë të ndiqni kujtesën, t’i jepni kohën e duhur dhe të shpërqendroheni kur filloni të ndjeni se është gati të kthehet në dhimbje. Ky hap është mjaft i vështirë si për t’u njohur ashtu edhe për t’u zbatuar, por me pak praktikë mund të bëhet mënyra e duhur për të shijuar më mirë sezonin e festave.

Zgjidhni kujtimet që doni t’i rijetoni. Secili prej nesh i njeh kujtimet në mënyrë të përsosur. Prandaj është mjaft e lehtë për të kuptuar se cilat janë të këqija dhe cilat arrijnë të ngrohin zemrën. Duke mësuar t’i dalloni ato, gjithashtu mund të dini t’i zgjidhni. Duke vepruar kështu do të shmangni vuajtjet për ato që janë shumë të dhimbshme. Është me e rëndësishme të lejoni veten të mbani mend vetëm atë që ndiheni të gatshëm të përballeni.

Ndani më të rëndësishmet me dikë. Ka kujtime që ndërsa bëjnë keq konsiderohen të çmuara. Mund të jetë dikush që nuk është më aty dhe që mungon ose diçka që, megjithëse është e ëmbël, është shumë prekëse. Ndarja e tyre me dikë që mund të na kuptojë dhe të ketë ndjenja të ngjashme do të jetë më pak e dhimbshme. Sidomos nëse përpiqeni t’i evokoni me një buzëqeshje, duke mësuar të jeni mirënjohës për momentet e mira të jetuara dhe duke mos lënë vend vetëm për hidhërim për atë që nuk ekziston më.

Këto tre lëvizje mund t’ju ndihmojnë të mbingarkoheni më pak nga kujtimet dhe t’i bëni ato të përfaqësojnë një pikë drite në jetën tuaj dhe jo diçka të trishtuar. Një zgjedhje që me pak trajnim do të bëhet gjithnjë e më instiktive, duke çuar në marrjen e vetëm më të mirës nga çdo kujtesë, që do të ndihmojë në përqafimin e nostalgjisë duke e bërë atë diçka vërtet unike dhe të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat