Ja si të zgjeroni këpucët tuaja në kushte shtëpie

Life style

Ja si të zgjeroni këpucët tuaja në kushte shtëpie

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Nuk ka rëndësi nëse je burrë apo grua, kur mbathni një palë këpucë të reja këmbët tuaja të gjora vuajnë. Te gjithë përballemi me këtë problem. Me 5 truke të thjeshta do të ndieheni të lehtësuar nga ky problem

Çorape të trasha dhe nxehtësi.

Vishni një palë çorape të trasha dhe më pas këpucët. Aplikoni nxehtësi me anë të tharëses së flokëve në pjesët e ngushta të këpucëve.  Ecni nëpër shtëpi derisa të ftohen komplet dhe përsëriteni këtë veprim nëse është e nevojshme.  Nxehtësia e bën materialin  e këpucëve më fleksibël dhe më të butë. Ky truk funksionon vetëm në materiale natyrale si lëkura.

Akull.

Mbushni një qese plastike me uji dhe vendoseni brenda këpucëve. Vendosini në frigorifer dhe lërini të ngrijnë për gjithë natën.  Në mëngjes këpucët  do të jenë zgjeruar sepse ujë do të jetë kthyer në akull.

Alkool dhe letër.

Hidhni alkool në zonat e ngushta të këpucëve nga brenda derisa të lagen. Mbushini ato me letra dhe lërini gjithë natën.  Sa më shumë letra të përdorni, aq më të mira do t’i keni rezultatet. Hiqini letrat në mëngjes dhe vishni këpucët. Në këtë mënyrë, ato do të marrin formën e këmbës.

Patate.

Ky truk mund të zgjerojë atletet sportive, madje dhe modelin mokasino  te këpucëve. Vendosni një patate të qëruar brenda këpucës dhe lëreni gjithë natën. Zakonisht ato nuk lënë aromë, por për t’u siguruar që nuk doni të keni mbetje patatesh në këpucët tuaja, fshijini ato me një leckë të lagur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat