Arsyeja pse nuk e keni takuar ende shpirtin tuaj binjak

Life style

Arsyeja pse nuk e keni takuar ende shpirtin tuaj binjak

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 15:26
Ilustrim

Shumë njerëz vuajnë nga vetmia. Ndonjëherë mendojmë se është e pamundur të gjesh personin me të cilin mund të kemi diçka më shumë se vetëm disa takime.

Por përse nuk e keni gjetur ende shpirtin tuaj binjak?

Unik Portal gjeti 3 arsye për këtë.

Analizimi i tyre mund t’ju ndihmojë të ndërtoni një marrëdhënie harmonike me personin tuaj të dashur të ardhshëm dhe, më e rëndësishmja, me veten tuaj.

Shikoni se cilat janë këto arsye:

1. Keni një dëshirë të papërshkrueshme të pëlqeheni nga të tjerët;

Sjellja e Pallua-s duke lëkundur bishtin e tij përplot ngjyra funksionon vetëm në botën e kafshëve. Për shumicën e njerëzve kjo sjellje shkakton vetëm të qeshura ose irritim.

Mos u mundoni të kënaqni të gjithë e as të pëlqeheni nga të gjithë.

2. Keni frikë nga lidhjet serioze;

Mungesa e besimit se ndjenjat tuaja do ti qëndrojnë provës të jetës rutinore të përditshme, frika e nënndërgjegjeshëm e humbjes së hapësirës suaj personale, frika e të qenit të varur nga të dashurit tuaj…

Të gjitha këto gjëra krijojnë një mur të padukshëm rreth jush, duke ju privuar mundësinë të takoni dikë të ri.

Si mund ta ndryshoni situatën? Nuk ka zgjidhje të gatshme, por përpiquni të punoni në veten tuaj së pari. Gjeni një hobi interesant, dilni më shpesh dhe mos mbani mendime negative në mendjen tuaj.

3. Ju keni probleme me besimin;

“Ata janë të gjithë të njëjtë!” “Të gjithë duan vetëm një gjë!” Këto janë gjëra që shpesh dëgjojmë për burrat dhe për gratë.

Po, sigurisht që ka disa të vërteta në këto thënie, veçanërisht nëse vazhdon të biesh në dashuri me të njëjtin lloj të personit.

Mos nxitoni të besoni çdo njohje të rastësishme, por, në të njëjtën kohë, mos i shtyni njerëzit larg me mosbesim të ekzagjeruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat