Condom Couture, fustane me prezervativë

Life style

Condom Couture, fustane me prezervativë

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 15:24
Foto Ilustrim

Kemi parë nga të gjitha. Fustane të bëra me materiale të ricikluara, me qese plehërash, veshje të bëra me letër tualeti, por asgjë nuk krahasohet me idenë më të fundit krijuese: fustane të bëra me prezervativë.

Projekti njihet si Condom Couture dhe ka nisur si iniciativë e një artisteje dhe aktivisteje braziljane të quajtur Adriana Bertini. Dizenjuesja 43 vjeçare merr prezervativë të skaduar, ose me difekte dhe i përdor ato për të realizuar fustane për femra si dhe për të krijuar ndërgjegjësim public për përdorimin e tyre.

Pavarësisht se për disa, krijimet e saj janë vërtet të bukura, ajo nuk i përdor ato vetëm për show. Bertini përmes projektit të saj fton studentët e shkollave të marrin pjesë  në workshop-et që ajo organizon për të mësuar se si të thajnë, t’u japin formë dhe t’i bashkojnë prezervativët  në mënyrë për të krijuar veshje të ndryshme.

Gjithashtu përmes projektit ajo promovon dhe mesazhe për seksin e sigurtë dhe parandalimin e përhapjes së HIV/ AIDS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat