“Memoria e nuhatjes”, kur kujtimet bëhen më të bukura se realiteti…

Life style

“Memoria e nuhatjes”, kur kujtimet bëhen më të bukura se realiteti…

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 15:53
Foto Ilustrim

Falë nuhatjes, një prej pesë shqisave më të fuqishme, ne mund t’i kujtojmë momentet e lumtura përgjithmonë. Një nga meritat e nostalgjisë është që kujtimet bëhen gjithnjë e më të bukura se realiteti.

“Memoria e nuhatjes” ngjall kujtime të sakta dhe vepron në një nivel të pandërgjegjshëm, duke shkaktuar emocione dhe disponim në një mënyrë më intensive sesa çdo kuptim tjetër.

Sipas një studimi të Universitetit Rockefeller në New York, ne kujtojmë 35% të asaj që ne nuhasim, 5 % të asaj që shohim, 2% të asaj që dëgjojmë dhe 1% të asaj që prekim. Për më tepër aromat, mund të kujtohen përgjithmonë.

Nuk është për t’u habitur që tendenca më e fundit në aroma është të sjellësh në shtëpi, aromën e kujtimeve tuaja më të mira përmes aromave të vendeve të lidhura me momente të lumtura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat