Kjo është provë e jetës për ju…

Life style

Kjo është provë e jetës për ju…

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 19:03
Ilustrim

Mendoni kështu:

1. Ju do të “fitoni” një trup.

Ju pëlqeu apo jo, do të jetë I juaji për të gjithë periudhën e jetës.

2. Ju do të kuptoni shumë gjëra;

Ju do të bëheni pjesë e shkollës jo-formale të quajtur JETË. Cdo ditë në këtë shkollë do të keni mundësinë për të mësuar dicka të re. Ju mund ti pëlqeni këto mësime, ose të mendoni që janë të parëndësishme.

3. Nuk ka gabime, vetëm mësime;

Zhvillimi është një proces i eksperimentimit. Eksperimentet e “dështuara” janë pjesë e procesit sikur eksperimentet të cilat ia dalin të jenë të suksesshme.

4. Një mësim përsëritet deri sa të perfeksionohet.

Një mësim do të paraqitet tek ju në forma të ndryshme, deri sa ju ta keni mësuar atë. Dhe pastaj do të kaloni tek mësimi I rradhës që jeta ka përgatitur për ju.

5. Mësimi nuk përfundon kurrë.

Nuk ka pjesë të jetës që nuk përmban një mësim për ju. Nëse jeni të gjallë, gjithmonë do të ketë mësim për ju.

6. Të tjerët janë pasqyrë e juaja.

Nuk mund të dashuroni ose të urreni diçka për dikë, vetëm nëse reflekton te ju diçka që ju dashuroni ose urreni për veten tuaj.

7. Çfarëdo që të bëni në jetë është në dorën tuaj.

Ju keni të gjitha mjetet dhe burimet që ju nevojiten. E gjitha që duhet të bëni është të shikoni, të dëgjoni dhe të besoni.

8. Nëse mendoni se mundeni ose nuk mundeni, në të dyja rastet e keni mirë!

Mendoni për këtë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat