Pizhamet luksoze zëvendësuan fustanet e festave: Ne e dimë se cilat pjesë kërkohen më shumë në sezonin e ri të festave

Life style

Pizhamet luksoze zëvendësuan fustanet e festave: Ne e dimë se cilat pjesë kërkohen më shumë në sezonin e ri të festave

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Me mbërritjen e dhjetorit, interesi i dashamirëve të modës për pjesë të veçanta të festave në shenjën e kadifesë dhe perishaneve po rritet, por ndërsa pandemia e coronavirusit ndikoi në stilin e përditshëm të veshjeve dhe kryesoi trendin e veshjeve dhe këpucëve të rehatshme, ajo ndikoi njësoj në popullaritetin e disa pjesëve të rrobave në sezonin e festave.

Këpucët joshëse me taka të larta janë zëvendësuar bindshëm nga modelet luksoze të pantoflave të lëkurës për sa i përket popullaritetit. Megjithëse këpucët e larta janë një detaj i pashmangshëm në kompletimin e edicioneve më solemne si p.sh. Viti i Ri, në kohën e pandemisë globale rehatia është shumë më e kërkuar sesa atraktiviteti.

Perishanet si një detaj në pjesë të veshjeve janë një ngjarje e pashmangshme në sezonin e festave, dhe duke gjykuar nga hulumtimi i Stylight, modelet e fustaneve me shkëlqim, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kanë rënë në mënyrë drastike.

Në vend të fustaneve të zbukuruara me perishane dhe me aplikime të ngjashme me shkëlqim, adhurueset e modës këtë sezon festash preferojnë fustane me prerje slip nga sateni apo mëndafshi, por që duken sikur modele luksoze të këmishëve të natës.

Trendi i rrobave të buta u pasqyrua gjithashtu në popullaritetin e palltove të mëndafshit, dhe këtë sezon festash ato i kanë zëvendësuar të ashtuquajturat xhaketë-fustane.

Sipas studimit të Stylight, si dhe motorit të kërkimit të modës Lyst, këtë dhjetor pjesët më e kërkuara e modës u bënë modele festash të pizhameve të bëra me materiale luksoze dhe zëvendësuan plotësisht modelet e fustaneve të festave. 

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat